Lajme

Haxhiu-Kurtit: Je ngrit në opozitë mbi gjakun e të tjerëve, kështu po e mendon edhe sot

Autori: Gazeta inFokus 13:41 | 05 October 2023

Deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Bekim Haxhiu, e ka kritikuar kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti, për mos-ardhje në seancën e Kuvendit të Kosovës.

Haxhiu, në seancën plenare të së enjtes ku po diskutohet ndër të tjera edhe për çështjen e kushteve të policisë, tha se Kurti nuk mund “të ngritet mbi gjakun e të tjerëve”.

Pos tjerash, ai e kritikoi kryeministrin për fjalimin e tij për statistika elektorale pesë ditë pas vdekjes së rreshterit të Policisë së Kosovës, Afrim Bunjaku.

-Advertisement-

“Nuk mundesh me shku me majtë fjalim elektoral pesë ditë pas vdekjes së Afrim Bunjakut para VV-së e mos me ardhë këtu me i mbështet kolegët e Afrimit. Kjo është hipokrizi, pafytyrësi me provu që me gjakun e Afrim Bunjakut dhe heronjtë e Kosovës me përfitu elektoralisht edhe me tregu për përqindje elektorale veç pesë ditë pas vdekjes së Afrim Bunjakut, e mos me ardhë këtu me votu për Polici të Kosovës”, ka deklaruar ai.

“Vërtetë karriera jote politike, Albin Kurti, është mbi gjakun e të tjerëve. Kështu je ngrit në opozitë, e kështu po mendon edhe sot politikisht me përfitu”, ka thënë më tej deputeti i PDK-së.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Edicioni i 6-të i Garage Sale sjell zbritje të madhe në Comodita Home!
-Advertisement-

Të tjera