Lajme

Haxhiu i kujton Veselit kohën kur e fyu atë në Kuvend

Autori: Gazeta inFokus 11:47 | 08 March 2018

Deputetja e Kuvendit të Kosovës nga radhët e Vetëvendosjes, Albulena Haxhiun në seancën e sotme duke iu drejtuar kryetarit të Kuvendit, Kadri Veselit ka thënë se derisa po diskutohet për 8 mars u harrua se gratë në këtë Kuvend janë fyer disa herë, transmeton Infokusi.com

‘Pamë hipokrizi në këtë Kuvend sepse duket që Kryetari i Kuvendit ka harruar që jo rrallë herë në Kuvend janë fyer gratë deputete’, ka thënë Haxhiu.

Ajo gjithashtu ka kujtuar gratë që u vranë viteve të fundit në Kosovë ndërsa të dyshuarit për vrasje në të shumtën e rasteve bashkëshortët e tyre u liruan nga këto akuza apo morën dënime minimale.

-Advertisement-

‘Diana, Zejnepja, Dafina, Donjeta dhe shumë gra të tjera do të ishin mes nesh në qoftë se shteti do të mund të tregonte seriozitet në adresimin e problemeve shtetërore. Diana u vra nga bashkëshorti sepse shteti nuk i foli në ndihmë dhe ende pas 7 viteve nuk ka drejtësi dhe vrasësi shëtit lirishtë, Zejneja u vra nga bashkëshorti dhe po të mos kishte reagim nga qytetarët vrasësi do të dënohej me 8 vite burg, vrasësi i Dafinës u lirua me arsyetimin se ajo u vetëvra, para katër ditëve gjykata liron të dyshuarin kryesor për vrasjen e Donjetës’, ka shtuar Haxhiu.

Kujtojmë që në vitit 2015 gjatë një diskutimi në Kuvendin e Kosovës , deputetja e VV-së, Albulena Haxhiu e quajti kriminel kryetarin e Kuvendit, Kadri Veselin ndërsa ai përdori fjalë ofenduese ndaj saj./INFOKUSI

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Birra të ftohta e me shumë ZBRITJE veç në Viva Fresh!
-Advertisement-

Të tjera