Lajme

Haxhiu kritikon Hotin për marrëveshjen e Washingtonit: Të pagjeturit asnjëherë nuk kanë qenë temë e dialogut

Autori: Gazeta inFokus 12:39 | 01 October 2020

Albulena Haxhiu nga LVV, ka kritikuar Avdullah Hotin, kryeministrin e vendit, për pikën e 11-të të marrëveshjes ekonimike me Serbinë të nënshkruar në Ëashington më 4 shtator, njofton Klan Kosova.

Haxhiu ka thënë se në këtë pikë të pagjeturit e Kosovës trajtohen njëjtë me të zhvendosurit nga Kosova gjë që sipas saj nuk duhet të ndodh.

“Po ashtu ne do të trajtojmë një çështje që nga përfundimi i luftës nuk është trajtuar siç duhet nga institucionet e Kosovës”.

-Advertisement-

“Në këtë drejtim në pikën 11 të kësaj marrëveshje thuhet se të dyja palët duhet të bëjnë përpjekje që të lokalizojnë që të identifikojnë mbetjet e personave të humbur. Të dyja palët angazhohen që të identifikojnë dhe të gjejnë zgjidhje të gjata dhe të qëndrueshme për refugjatët dhe personat e zhvendosur”.

“Pra, përmes një paragrafi personat e pagjetur barazohen me ata që janë zhvendosur nga vendi, qytetarët qe janë vrarë dhe zhdukur nga Serbia, me qytetarët që janë larguar nga Kosova”.

Sipas saj, Qeveria Hoti i ka bërë gabimin më të madh historisë së Kosovës të vërtetës për krimet e kryera në luftën në Kosovës me nënshkrimin e kësaj pike.

“Qeveria është pajtuar të fsheh krimet që Serbia ka bërë në Kosovës. Serbia është përgjegjëse për rreth 600 mijë persona të pagjetur”.

“Serbia nuk jep informacione për të pagjeturit,ata mbeten plagë e hapur për Kosovën”.

“Të pagjeturit asnjëherë nuk kanë qenë as kusht dhe as temë në dialogun me Serbinë. Kjo qeveri e ka dëmtuar shumë kërkesën legjitime dhe të drejt për kthimin e të pagjeturve”.

“Kërkesat për të pagjeturit duhet të plotësohen pa kushte. Para çdo teme tjetër Serbia e ka obligim ndërkombëtar të jep informata për të pagjeturit, dhe atë pa asnjë kusht dhe barazim”.

“S’ka negociata me Serbinë për këtë, para çdo teme duhet të vendosen kusht të pagjeturit dhe ky kusht duhet të jetë i pa kapërcyeshëm”, ka thënë Haxhiu në një konferencë për media.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI

Të tjera