Haxhiu: Klinika e Onkologjisë pa barna esenciale dhe pa drejtor

Autori: Gazeta inFokus
19:00 | 04 February 2023
Deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës, njëherit anëtar i Komisionit Parlamentar për Shëndetësi dhe Mirëqenie Sociale, Bekim Haxhiu, në ditën nderkombëtare kundër kancerit ka shprehur shqetësimin e tij me situatën në të cilën ndodhet Klinika e Onkologjisë, duke u nisur nga mungesa e barnave nga lista esenciale për trajtimin e kancerit.
Po ashtu Haxhiu ka deklaruar se dita botërore e luftës kundër kancerit Kosovën e gjen pa drejtor të Onkologjisë, kjo pasi që drejtori i Klinikës së Onkologjisë, Dr. Arben Bislimi ka dhënë dorëheqje ditë më parë, ndërsa në Onkologji sipas tij mungojnë 25 deri 30% e barnave nga Lista esenciale për trajtim të kancerit.
“Në vitin 2022 në SHSKUK nga buxheti i barnave tepruan 1.3 milionë euro, ndërsa pacientët me kancer detyrohen të hyjnë në borxhe, për të siguruar ilaçet”, ka shkruar tutje Haxhiu në rrjetin social Facebook.
Deputeti Haxhiu tutje ka krahasuar menaxhimin aktual të Klinikës së Onkologjisë me kohën e pandemisë COVID-19, duke vlerësuar se Klinika e Onkologjisë ishte storie suksesi për trajtim të pacientëve gjatë pandemisë kurse sot është për keqardhje se si ka degraduar.
Kujtojmë se sot në botë është shënuar dita kundër kancerit, sëmundje kjo nga e cila sipas Organizatës Botërore të Shëndetësisë (OBSH), çdo vit miliona njerëz, shumica në vendet me të ardhura të ulëta dhe të mesme.
As në Kosovë nuk është gjendje më e mirë. Në vitet e fundit është rritur numri i personave të prekur nga kanceri.
Përmes ndërmarrjes së hapave për zbatimin e udhëzimit të ri të OBSH-së, planifikuesit e kujdesit shëndetësorë mund të përmirësojnë diagnostikimin e hershëm të kancerit dhe të sigurojnë trajtimin e menjëhershëm, sidomos për kancerët e gjirit, cerviksit dhe atë kolo-rektal. Kjo do të rezultojë me më shumë njerëz që mbijetojnë kancerin.
Postimi i plotë i deputetit Haxhiu në rrjetin social Facebook:
Dita Botërore e luftës kundër kancerit Kosovën e gjenë pa drejtor tē Onkologjisë dhe me mungesë të 12 barnave për trajtim të kancerit.
Drejtori i Klinikës së Onkologjisë, Dr.Arben Bislimi ka dhënë dorëheqje ditë më parë, ndërsa në Onkologji mungojnë 25 deri 30% e barnave nga Lista esenciale per trajtim të kancerit.
Në vitin 2022 në SHSKUK nga buxheti i barnave tepruan 1.3 milionë euro, ndërsa pacientët me kancer detyrohen të hyjnë në borxhe, për të siguruar ilaçet.
Klinika e Onkologjisë ishte storie suksesi për trajtim të pacientëve edhe gjatë pandemisës COVID-19, sot është për keqardhje se si ka degradu.

Të tjera
-
Parashikimi i motit për të mërkurën
Të mërkurën parashikohet mot me diell dhe vranësira, të cilat gjatë ditës dhe...
-
Vdes futbollisti shqiptar, bie nga kati i 8-të i restorantit
Futbollisti shqiptar, Mario Bacaj, ka vdekur në qendër të qytetit të ...
-
Përfundon takimi i Trump, raportohet se po e shqyrton t’i bashkohet Izraelit për të goditur centralet bërthamore të Iranit
Takimi i Presidentit të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Trump, me e...
-
Ambasadorët Rohde dhe Guerot bëjnë thirrje për kompromis në krijimin e institucioneve
Depresive e ka quajtur ambasadori gjerman në Kosovë, Jorn Rohde, dështimin pë...
-
Konflikti Izrael-Iran, udhëheqësit botërorë përpiqen ta parashikojnë lëvizjen e radhës të Trump
Udhëheqësit botërorë këtu në G7 duket se po përpiqen të hamendësojnë se çfarë...
-
Krasniqi i kërkoi 19 votat e LDK’së për ta bërë shumicën, Muhaxheri i përgjigjet: Jemi tri vota mangët
Nënkryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Gazmend Muhaxheri, i është përg...
-
Ushtarët e FSK-së stërviten krahë atyre amerikanë
Ushtarët e Forcës së Sigurisë së Kosovës po marrin pjesë në stërvitjen ushtar...
-
Merz: Izraeli po kryen “punën e ndyrë për të gjithë ne”
Kancelari gjerman, Friedrich Merz ka shprehur mbështetje të fuqishme për Izra...
-
Raportohet se ky do te jetë kandidati i Lëvizjes Vetëvendosje për Prishtinën
Lëvizja Vetëvendosje siç duket e ka ndarë mendjen për kandidatin e tyre për k...
-
Zj*arr në kuzhinën e një pompe derivatesh në Qyshk të Pejës, s’ka të lënduar
Është përfshirë nga zjarri kuzhina e një pompe derivatesh në fshatin Qyshk të...
-
Ziv: Kosovarët që duan të largohen nga Izraeli mund të kalojnë nga Egjipti e Jordania
Ambasadorja e Izraelit në Kosovë, Tamar Ziv, nga Izraeli, ka treguar në për s...
-
Mbrojtja pritet t’i thërrasë deri 25 dëshmitarë në gjykimin ndaj ish-krerëve të UÇK-së
Në gjykimin ndaj ish-krerëve të UÇK-së, mbrojtja pritet që të thërrasë deri n...