Lajme

Haxhiu: Këshill i Prindërve ta ftojë në takim Qeverinë dhe SBASHK-un për grevën

Autori: Gazeta inFokus 20:42 | 11 September 2022

Deputeti i PDK-së, Bekim Haxhiu, ka thënë se Këshilli i Prindërve duhet me urgjencë ta ftojë në takim Qeverinë dhe SBASHK-un për të zgjidhur problemin e grevës në arsim, raporton Gazeta Blic.

Përmes një postimi në Facebook, ai ka thënë se në këtë situatë qeveria po tregohet e paaftë për ta zgjidhur këtë problem, andaj për këtë duhet të aktivizohet seriozisht Këshilli i Prindërve.

Postimi i tij i plotë:

-Advertisement-

Këshill i Prindërve me urgjencë ta ftojë në takim Qeverinë dhe SBASHK-un për të zgjidhur problemin e grevës në arsim.

Në situatën e krijuar ku Qeveria tregohet e paaftë për të zgjidhur problemin e grevës në arsim, atëherë Këshilli i Prindërve duhet të aktivizohet seriozisht për të organizuar takim të përbashkët të SBASHK-ut dhe Qeverisë për të ndërmjetësuar tejkalimin e situatës në dobi të nxënësve dhe mësimdhënësve.

Këshilli i Prindërve duhet të jetë në mbrojtje të interesave të nxënësve dhe jo palë në shërbimin të Qeverisë apo të SBASHK-ut.

Kjo situatë tashmë ka hyrë në fazë kritike, prandaj duhet të urgjentisht të zgjidhet.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Diplomon gjenerata e dytë e studentëve UNIK të UNI-të me diploma të fuqizuara nga Arizona State University
-Advertisement-

Të tjera