Haxhiu kerkon llogari për rastin e vrasjes në QKUK: Fëmija ka mund të shpëtohej

Autori: Gazeta inFokus
23:03 | 08 December 2022
Deputeti i PDK-së, Bekim Haxhiu, në seancën e sotme të Kuvendit të Kosovës, ka thënë se dikush duhet të japë llogari për mos shpëtimin e fëmijës, në rastin e vrasjes së Hamide Magashit, para Klinikës Gjinekologkike në QKUK.
Ai tha se, edhe pse vrasja ka ndodhur brenda QKUK-së, nuk është bërë asnjë përpjekje minimale që të shpëtohet fëmija dhe për këtë duhet dikush të japë llogari.
“Çështja e Hamide Magashit, vrasjen e saj para derës së Gjinekologjisë, fajtori dihet për vrasjen e Hamide Magashit, por do të doja me kërku përgjegjësi për atë fëmijën që ka pas me lind. A i është dhënë trajtimi i duhur, a ka kujdes shëndetësor? A është bërë përpjekje me shpëtu? Mund të ketë dhe ndonjë reagim si tifoz. Por, mjekësia ligjore mësohet më fakultet. Çdo i diplomuar në fakultetin e mjekësisë e din që në raste të tilla a duhet ruajtur provat, a duhet të shpëtohet jeta. Dikush duhet të japë llogari për atë fëmijë që ka vdek. Sepse nuk është bërë përpjekje as minimale me shpëtu.
Ai fëmijë ka pasë të nesermen me lindë. Vetëm një prerje cezariane që është zbulu 2500 vjet me herët me pas bë, ai fëmijë sot do të ishte gjallë. Duhet dikush me dhënë llogari për këtë punë. Dhe këtë e kërkoj. Ministria, nëse ska pasë dorëheqje morale nga gjithë zingjiri brenda QKU-së, atëherë duhet të kërkohet llogari. Kur s’ka dorëheqje morale, përgjegjësia dhe llogaridhënia duhet me ekzistu.
Këtë e kërkoj, që ministrja e Drejtësisë duhet me kërku. Nëse është kërku për policët e i kanë suspendu do policë atje në Lipjan, që nuk dihet cila ka qenë përgjegjësia e tyre, duhet dhe për vdekjen e femijes në oborrin e QKUK-së. Me pas ndodhë në qendër të Prishtinës, do të duhej të kishte përpjekje për ta shpëtuar e lëre më 100 metra larg emergjencës, ka vdek një femijë që nesër ka pasë me lind dhe askush nuk jep përgjegjësi për këtë” tha Haxhiu.
Të tjera
-
Norvegjia synon që në fund të marsit t’i dërgojë tanke Ukrainës
Norvegjia do të dërgojë një pjesë të flotës së saj me tanket e prodhimit gjer...
-
Osmani, Kurti dhe Gërvalla bëjnë homazhe tek shtatorja e “Zahir Pajazitit”
Presidentja Vjosa Osmani, kryeministri Albin Kurti dhe zëvendëskryeministrja ...
-
Franca nuk e përjashton mundësinë e dërgimit të avionëve luftarakë në Ukrainë
Presidenti francez, Emmanuel Macron, tha sot se Franca nuk e përjashton mundë...
-
Mot i ftohtë dhe me fjolla bore sot në Kosovë
Sot në vendin tonë pritet të mbajë mot i vranët dhe me intervale të shkurta m...
-
26 vjet nga rënia e tre ushtarëve emblematikë të UÇK-së
Më 31 janar të vitit 1997 ndodhi njëra nga betejat e para madhore të pjesëtar...
-
Mblidhen disa komisione parlamentare
Sot do të mbahen mbledhjet e disa komisioneve parlamentare. Komisioni për ...
-
Ambasada e SHBA-ve, sot nikoqire e një diskutimi për Asociacionin
Ambasadori amerikan Jeff Hovenier sot do të takohet me përfaqësues politikë d...
-
Blinken nga Jerusalemi bën thirrje për ulje të tensioneve
Sekretari amerikan i shtetit, Antony Blinken, i ka bërë thirrje Izraelit dhe ...
-
Kusari-Lila: Presioni më i madh në Kosovë se në Serbi sepse po reziston vetëm qeveria
Shefja e Grupit Parlamentar të Lëvizjes Vetëvendosje, Mimoza Kusari-Lila ka t...
-
Kosova me pagën më të ulët minimale në Evropë
Në kontinentin evropian, Kosova e ka pagën më të vogël minimale, ndërsa Lukse...
-
Walker: Asociacioni i komunave nuk është mirë të krijohet
Ish-shefi i Misionit Verifikues të OSBE-së në Kosovë, William Walker, ka thën...
-
Parashikimi i Gashit nëse Kosova shkon në zgjedhje: Ju garantoj, rezultati s’do të jetë më 50.2%, por shumë më lartë
Aktivisti, Shkëlzen Gashi, është shprehur i bindur se kryeministri, Albin kur...