Lajme

Haxhiu: Kërkesa për dorëheqjen e Konjufcës është e papranueshme

Autori: Gazeta inFokus 20:57 | 23 January 2020

Deputetja e VV’së, Albulena Haxhiu, ka thënë se subjekti i saj nuk ka ndërruar qëndrim sa i përket pozitës së kryeparlamentarit.

Në seancën konstituive të legjislaturës së shtatë të Kuvendit të Kosovës, me propozim të VV-së kryeparlamentar është zgjedhur Glauk Konjufca, i cili ka marr 75 vota, duke përfshirë dhe ato të LDK’së. LDK, të cilës i ishte premtuar kjo pozitë nga VV, ka kërkuar që kjo pozitë t’i kthehet atyre deri në zgjedhjen e presidentit, i cili sipas LDK’së duhet të jetë një person i propozuar nga LDK.

Por që nga e hëna kur presidenti i vendit, Hashim Thaçi e ka nominuar për kryeministër liderin e VV’së, Albin Kurti, nuk ka asnjë lëvizje nga dy partitë politike që ishin përfshirë në bisedime për formimin e koalicionit qeverisës, VV dhe LDK.

-Advertisement-

Deputetja Haxhiu në një intervistë për RTK ka thënë se për LVV-në kërkesa për shkarkimin e Konjufcës është e pa pranueshme dhe se LVV nuk heq dorë nga kjo pozitë.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI

Të tjera