Lajme

Haxhiu: Keni kujdes, Covid19 mund të jetë fatal, t’i përmbahemi udhëzimeve të IKSHPK-së

Autori: Gazeta inFokus 18:23 | 17 October 2020

Bekim Haxhiu, deputeti i Kuvendit të Kosovës nga radhët e Partisë Demokratike të Kosovës (PDK) ka bërë thirrje për kujdes të shtuar ndaj Covid19.

Sipas tij, sezona dimërore gripi sezonal dhe COVID-19 mund të jetë fatale për shumë përsona, andaj duhet t’ ju përmbahemi udhëzimeve të IKSHPK-së.

Shkrimi i tij i plotë në Facebook:

-Advertisement-

Kujdes Po, panik Jo!

Ju lutem të keni kujdes, numri i rasteve të reja pozitive me COVID-19 po shkon duke u rritur sërish, sot 148 raste!

Një valë e re e rasteve pozitive me COVID-19 ka filluar ta kaploj edhe Evropën.

Sezona dimërore gripi sezonal dhe COVID-19 mund të jetë fatale për shumë përsona, andaj ju lutem që t’ ju përmbahemi udhëzimeve të IKSHPK-së.

Rritja e numrit të rasteve me COVID-19 si dhe gripi sezonal tani në këtë periudhë mund të kolapsoj sistemin tonë shëndetësor.

Ky është një rrezik për të cilin po tëreheqin vërejtjen edhe ekspertët shëndetsorë të OBSH-së.

Duke respektuar masat mbrojtëse ndaj COVID-19, ne kujdesemi për shëndetin tonë dhe shpëtojmë edhe ekonominë e vendit tonë, sepse mbyllja eventuale mund të jetë me pasoja të rënda për ekonominë dhe qytetarët.

Ministria e Shëndetësisë, Policia e Kosovës dhe inspektoratet duhet të jenë rigoroze në zbatim të Ligjit Ant-Covid-19 dhe vendimeve tē institucioneve në parandalimin dhe luftimin e pandemisë COVID-19.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
BKS-ja kërkon nga Institucionet që sigurimi për bujqit të bëhët obligativ

Të tjera