Lajme

Haxhiu: Janë gjetur mbetje moṃtore në Podujevë, dyshohet të jenë të një individi nga personat e zhdukur gjatë lụftës

Autori: Gazeta inFokus 16:18 | 26 Korrik 2024

Ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu, ka njoftuar se janë gjetur mbetje mortore në varrezat afër Tjegullores në Podujevë.

Në një postim në rrjetin social Facebook, Haxhiu ka thënë se mbetjet dyshohet se i përkasin një individi që mund të jetë në listën e personave të zhdukur me dhunë nga lufta e fundit.

Sipas saj, gërmimet janë duke vazhduar ende në kërkim edhe të individëve të tjerë.

-Advertisement-

“Sot, në varrezat afër Tjegullores në Podujevë, ekipet mjeko ligjore nga IML, me mbështetje nga EULEX, në bashkëpunim me Policinë e Kosovës dhe KQPZH, kanë arritur të lokalizojnë mbetjet mortore të një individi që dyshohet të jetë nga lista e personave të zhdukur me dhunë nga lufta e fundit. Gërmimet janë duke vazhduar ende në kërkim edhe të individëve të tjerë”, shkroi ajo.

 

Comodita Home rikthen “Garage Sale” për edicionin e tetë, me zbritje deri në 70%
-Advertisement-

T� tjera

Ky website përdor cookies. Duke vazhduar përdorimin, ju pranoni përdorimin e tyre.

Privacy policy