Lajme

Haxhiu inicion procedurë disiplinore ndaj drejtorit të Agjencisë për Administrimin e Pasurisë së Sekuestruar

Autori: Gazeta inFokus 19:31 | 07 April 2020

Kanë filluar procedurat disiplonore ndaj Drejtorit të Përgjithshëm të Agjencisë për Administrimin e Pasurisë së Sekuestruar ose të Konfiskuar.

Kështu ka bërë të ditur, Ministria në detyre e Drejtësisë, Albulena Haxhiu, përmes një postimi në llogarinë e saj në facebook, shkruan Gazeta inFokus.

“Sot, iniciuam procedurën disiplinore ndaj Drejtorit të Përgjithshëm të Agjencisë për Administrimin e Pasurisë së Sekuestruar ose të Konfiskuar.Në këtë drejtim, nesër do të dorëzojmë shkresën me të cilën do ta njoftojmë Sekretariatin Koordinues të Qeverisë në kuadër të Zyrës së Kryeministrit, lidhur me shkeljet ligjore nga drejtori i përgjithshëm i AAPSK”, ka thënë ajo.

-Advertisement-

Haxhiu ka treguar edhe arsyet e ndërrmarrjes së këtij veprimi.

“Këtë procedurë e ndërmorëm për faktin se:- Që nga përzgjedhja e tij e deri më sot, kemi identifikuar prova të pakontestueshme të cilat na bindin se inicimi i procedurës disiplinore për shkelje serioze, fillimisht do të rezultojë me sanksion disiplinor në përputhje me legjislacionin në fuqi.Nuk do tolerojmë asnjë shkelje përbrenda Ministrisë.Siç e kemi thënë në Ministrinë e Drejtësisë dhe në secilin institucion tjetër do të instalohen parimet e ligjshmërisë, transparencës, përgjegjësisë, jodiskriminimit, efikasitetit e pavarësisë profesionale”, ka përfuduar Haxhiu./Gazeta inFokus/

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Vetëm edhe 4 ditë nga Bootcamp me Alan Greenberg, ish-Drejtorin për Edukim në Apple, Apliko Tani

Të tjera