Lajme

Haxhiu i reagon Mustafës pas letrës që e publikoi sot rreth Asociacionit

Autori: Gazeta inFokus 23:45 | 15 October 2020

sh-ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu ka reaguar pasi kreu i LDK-së Isa Mustafa, publikoi sot një letër që kishte pranuar nga Përfaqësuesja e Lartë e BE-së, Frederica Mogherini, para nënshkrimit të marrëveshjes për Asociacionin e Komunave Serbe, në të cilën thuhet e ky asociacion nuk do të ketë fuqi ekzekutive.

Përmes një postimi në Facebook, Haxhiu ka thënë se “edhe asaj radhe, një kryeministër i Republikës së Kosovës, garancën e interesit dhe integritetit të Republikës ia paska pas deleguar një pale të tretë, në këtë rast fasilituesit”.

“Letra e znj. Mogherini e datës 24 gusht si garancë për marrëveshjen e 25 gushtit mund të ketë vlejtë maksimumi deri më datën 23 dhjetor 2015, atëherë kur Gjykata Kushtetuese e Republikës së Kosovës, institucioni i vetëm dhe suprem për interpretime kushtetuese, e shpalli garancën e znj. Mogherini të pavlerë e marrëveshjen në kundërshtim me Kushtetutën e vendit”, ka shkruar Haxhiu.

-Advertisement-

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
KosovaMed përmbyll vitin me sukses – dhuron donacione për QKMF-në e Junikut

Të tjera