Lajme

Haxhiu i përgjigjet anëtarit të kryesisë së LDK-së pas “ultimatumit” që i dha VV’së

Autori: Gazeta inFokus 23:29 | 22 January 2020

Albulena Haxhiu, deputete e zgjedhur nga VV-ja ka komentuar deklaratat e fundit të anëtarit të kryesisë së LDK-së, Gazmend Muhaxheri.

Muhaxheri i dha “ultimatum” VV-së duke thënë kanë kohë vetëm deri të dielën për të arritur një marrëveshje ose ndryshe LDK-ja shkon në opozitë, shkruan gazeta inFokus.

Ndërsa Haxhiu në përgjigjen e saj për Muhaxherin tha se deklarata të tilla nuk e ndihmojnë arritjen e marrëveshjes.

-Advertisement-

“Deklaratat e tilla nuk ndihmojnë për arritjen e marrëveshjes”, ka thënë Haxhiu, në T7.

Ajo gjithashtu ka thënë se VV ka lëshuar pe shumë gjatë negociatave me LDK’në, për arritjen e një programi të përbashkët./Gazeta inFokus/

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI

Të tjera