Lajme

Haxhiu i drejtohet Hotit e Mustafës: Vazhdoni fjalorin e ulët nga llogaritë e juaja, por jo nga IKSHPK’ja

Autori: Gazeta inFokus 23:25 | 03 August 2020

Ish-ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu ka reaguar pas komunikatës së fundit të lëshuar nga IKSHPK-ja, ku kjo e fundit reagoi lidhur me lajmet për infektimin e kryeministrit Avdullah Hoti me COVID-19.

Haxhiu përmes një postimi në Facebook, ka shkruar se keqpërdorimi i llogos së IKSHPK-së për interesa të Mustafës e Hotit është i papranueshëm dhe cenon rëndë besimin e madh që qytetarët kanë krijuar ndaj këtij institucioni.

Nërkohë që IKSHPK tha se kryeministri Hoti ka njoftuar në kohë rekorde se është infektuar.

Ky reagim i IKSHPK’së erdhi për shkak se sipas tyre, sot janë përhapur lajme të pa baza për mosrespektimin e rekomandimeve të IKSHPK’së nga instancat e larta të shtetit.

Ndërkohë që deputetja e Kuvendit të Kosovës nga radhët e Lëvizjes Vetëvendosje, Mimoza Kusari-Lila, ka kritikuar kryeministrin Hoti për shkak se gjatë ditës së djeshme kishte shkuar në Dragash derisa ishte i dyshuar se është infektuar me Covid-19.

Shkrimi i Kusarit solli edhe reagimin e kryetarit të LDK’së, Isa Mustafës, i cili e quajti “xhelate” deputeten e VV’së.

Postimi i plotë:

Keqpërdorimi i llogos së IKSHPK-së për interesa të Mustafës e Hotit është i papranueshëm dhe cenon rëndë besimin e madh që qytetarët kanë krijuar ndaj këtij institucioni sidomos gjatë kësaj periudhe të përballjes me pandeminë.
Kjo nuk është dashur të lejohet assesi.
Mustafa e Hoti mund ta vazhdojnë fjalorin e ulët nga llogaritë e tyre por jo nga IKSHPK!

Të tjera