Lajme

Haxhiu i dhuron deputetes britanike aksesorë të punuara nga të mbijetuarat e dhunës seksuale gjatë luftës

Autori: Gazeta inFokus 19:06 | 21 October 2023

Ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu ka njoftuar se ka pritur sot në ministri deputeten britanike, Alica Kearns.

Haxhiu tha se i ka dhuruar deputetes britanike aksesorë të punuar nga të mbijetuarat e dhunës seksuale gjatë luftës së fundit në Kosovë.

“E nderuar të pres 🇬🇧deputeten @aliciakearns në 🇽🇰Ministrinë e Drejtësisë. Pas takimit tonë produktiv, pata privilegjin t’i dhuroja disa aksesorë artizanale të bëra nga të mbijetuarat e dhunës seksuale gjatë luftës dhe i tregova Këndin e Guximit, ku ekspozohen punime artizanale”, shkroi ajo në platformën X.

-Advertisement-

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Etiketa:
Hej, hej, hej, erdhi Black Friday me zbritje deri në 75% në Comodita Home
-Advertisement-

Të tjera