Lajme

Haxhiu: Hoxha e Tahiri nuk e luftojnë korrupsionin

Autori: Gazeta inFokus 20:19 | 12 March 2018

Deputetja e Lëvizjes Vetëvendosje, Albulena Haxhiu, ka reaguar pas lirimit të Azem Sylës, i cili do të mbrohet në liri, shkruan Infokusi.com

Ka thënë se Ministrja e Integrimit Evropian Dhurata Hoxha dhe Ministri i Drejtësisë Abelard Tahiri, po hedhin hi syve me deklarata mashtruese kinse në Kosovë po luftohet korrupsioni.

Ka thënë se gjyqtari Beqir Kalludra, liroi Azem Sylën e Nexhat Krasniqin, të cilët kanë qenë të dënuar për keqpërdorim të detyrës zyrtare.

-Advertisement-

Ka thënë se me gjyqësinë e kapur, nuk do të ketë liberalizim vizash për qytetarët e Kosovës.

Postimi i Haxhiut në Facebook:

Vetëm brenda një dite, kuptojmë se Beqir Kalludra (gjyqtari që na dënoi për veprime politike dhe dënoi me mbi 21 vite burg aktivistët), liroi nga paraburgimi njeriun që dyshohet për krim organizuar e korrupsion, Azem Sylen ndërsa Nexhat Krasniqi, i dënuar me vendim të formës së prerë për keqpërdorim të detyrës zyrtare, rikthehet në postin drejtorit të prokurimit ne MTI.

Përveç kësaj, para jo shumë kohe, Enver Hasani, për veprime korruptive u dënua me kusht dhe shumë raste të tjera të korrupsionit parashkruhen qëllimshëm!

Kosova vazhdon të përballet me krim të organizuar e korrupsion dhe pershkaqenët e krimit amnistohen për veprimet e tyre korruptive.

Dhurata Hoxha e Abelard Tahiri vazhdojnë të hedhin hi syve me deklarata mashtruese se kinse në Kosovë po luftohet korrupsioni dhe kinse nëse votohet falja e territorit, liberalizohen vizat.

Me gjyqësinë e kapur, që terrorizon Vetëvendosjen dhe liron shkatërruesit e mirëqenies sonë, s’do të ketë liberalizim vizash!/INFOKUSI

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Etiketa:
Vrasja e Lulzim Fejzullahut, vjen reagimi i parë nga ministrja Haxhiu

Të tjera