Lajme

Haxhiu: Haradinajt ia ndryshoj qëndrimin karriga e pushtetit

Autori: Gazeta inFokus 11:16 | 22 February 2018

Deputetja e Kuvendit të Kosovës nga Vetëvendosje, Albulena Haxhiu ka thënë se kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj ka ndryshuar qëndrim ndaj çështjes se demarkacionit për shkak të karriges së kryeministrit, shkruan Infokusi.com

“Për shkak të karriges së kryeministrit, Ramush Haradinaj ka ndryshuar qëndrim ndaj çështjes së demarkacionit”, ka thënë Haxhiu.

Ajo ka rikonfirmuar edhe një herë se janë kundër marrëveshjes së demarkacionit dhe do ta kundërshtojmë fuqishëm atë

-Advertisement-

‘Do ta kundërshtojmë fuqishëm demarkacionin sepse ne konsiderojmë që ajo marrëveshje është tradhti ndaj vendit dhe duhet të rrëzohet nga deputetët e Kuvendit të Kosovës’, ka shtuar ajo.

Deputetja Haxhiu, e pyetur Hashim Thaçi do të dërgohet në burg për shkak të marrëveshjes se demarkacionit ajo ka thënë se

‘Unë nuk e qoj në burg Hashim Thaçin, atë e ka për detyrë ta qoj para përgjegjësisë penale Prokuroria dhe Gjykata, Prokuroria duhet ta hetojë dhe Gjykata duhet të vendosë për përgjegjësinë penale të tij’, ka përfunduar Haxhiu.

Dje është mbajtur mbledhja e Kryesisë së Kuvendit në të cilën është vendosur që seanca e jashtëzakonshme e Kuvendit të Kosovës për çështjen e demarkacionit të mbahet të enjten në orën 11:00.INFOKUSI

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI

Të tjera