Lajme

Haxhiu- Haradinajt: A nuk kanë përgjegjësi mësuesit, policët e ushtarët me paga të vogla

Autori: Gazeta inFokus 14:33 | 01 March 2018

Deputetja e Kuvendit të Kosovës nga radhët e Vetëvendosjes, Albulena Haxhiu në një fjalim bërë sot gjatë seancës së Kuvendit të Kosovës i është drejtuar kryeministrit Haradinaj duke i thënë se arsyetimi i rritjes së pagës së tij dhe kabinetit të tij se kanë përgjegjësi ndërsa ata që paguhen 300 uro nuk kanë përgjegjësi është skandaloz.

Ajo madje ka përmendur disa nga personat që sipas saj marrin page 300 euro, ushtarët, policët dhe mësuesit, shkruan Infokusi.com

‘ Është për keqardhje deklarata e kryeministrit Haradinaj kut thotë se personi që merr pagë 300 euro nuk ka përgjegjësi, për ju nuk ka përgjegjësi ushtari sepse ata marrin 360-380 euro, policët apo mësuesit, kjo është deklaratë skandaloze’, ka thana Haxhiu.

-Advertisement-

Ajo ka pyetur deputetët se si po rritet pasuria e tyre nëse pagat janë të pamjaftueshme ndërsa ka thënë se rritja e pagave nuk e shuan korrupsionin.

‘Paga sado e lartë nuk e shuan korrupsionin e zyrtarëve të lartë, dëshmi për këtë janë pjesa më e madhe e këtij Kuvendi dhe e Qeverisë për shkak se pasuria e deklaruar e zyrtarëve tub lartë publik çdo vit pëson rritje , si e rritët pasurinë nëse pagat janë të pamjaftueshme’, ka shtuar ajo.

Deputetja e VV-së, gjithashtu këshilluar Haradinaj se duhej pritur për të parë performancen e punës së tij pastaj të merrej vendim për paga, shkruan Infokusi.com

‘Ndër vendimet e para të Haradinajt ishte rritje e kundërligjshme e pagave, është dashur që së paku të pritet dhe të shihet për performancën tuaj’, ka thënë Haxhiu.

Ky reagim i Haxhiut erdhi pas gjatë seancës së sotme të Kuvendit të Kosovës, kryeministri, Ramush Haradinaj në një fjalim të tij për rritjen e pagave tha se në bazë të përgjegjësisë marrin edhe pagat madje përmendi edhe ata që marrin 300 euro duke u referuar se nuk kanë përgjegjësi.

Gjatë kësaj seance u pikë e rendit të ditës ishte Interpelanca e kryeministrit Ramush Haradinaj, lidhur me vendimin e Qeverisë për rritjen e pagave të anëtarëve të kabinetit./INFOKUSI

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Zbritje dhe plot 5 dhurata – Oferta spektakulare e dyshekëve Comodita
-Advertisement-

Të tjera