Lajme

Haxhiu: “Erdhi Dita” që Kurti ti vendos kushte Ramës e jo Vuçiqit

Autori: Gazeta inFokus 10:36 | 06 July 2023

Gjatë ditës së sotme në Kosovë pritet të qëndrojë kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama.

Në bazë të agjendës së publikuar Rama do të takohet me presidenten e Kosovës, Vjosa Osamani dhe kryetarin e Kuvendit, Glauk Konjufca.

Mirëpo nuk është e sigurtë nësë do të zhvillojë takim me kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti.

Kurti ka refuzuar të takohet me Ramën vetëm në rast se ky takim bëhet përmes dy kabineteve qeveritare.

-Advertisement-

Lidhur me këtë refuzim ka ardhur reagimi nga ana e deputetit të PDK-së, Bekim Haxhiu.

Ai ka thënë që “Erdhi Dita” që Kurti ti vendos kushte Ramës e jo Vuçiqit.

Postimi i plotë:

“Erdhi Dita” që kryeministri i Kosovës mos të takohet me kryeministrin e Shqipërisë!!!

Pikërisht mbi kauzën e tij të rrejshme, “bashkimin kombëtar”,  mashtruesi Albin Kurti erdhi në pushtet, ndërsa sot refuzon ta takojë kryeministrin e Shqipërisë, duke i vënë kushte, a në anën tjetër takohet me Vuçiqin pa kushte.

Veprimet e Kurtit janë antikombëtare, inatçore, naive, janë “shizofreni” politike!

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Comodita në Gjermani shpalos koleksionin e produkteve të reja në panairin Heimtextil në Frankfurt
-Advertisement-

Të tjera