Lajme

Haxhiu e quan palaço opozitën, thotë se ishin të korruptuar

Autori: Gazeta inFokus 13:51 | 02 May 2024

Ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu, ka qenë goxha kritike ndaj opozitë së Kuvendit të Kosovës derisa janë deklaruar për Raportin e Departamentit Amerikan të Shtetit.

Në seancën e Kuvendit, ajo u ka thënë se derisa ata vetë ishin pjesë e ekzekutivin ishin të korruptuar, dhe sipas saj, nuk munden ata që t’u flasin për korrupsionin.

“Qeveritë e korruptuara japin këtu këshilla se si të luftojmë korrupsioni. Juve kur ishin në qeveri në ballë iu shkruante se ishit qeveri të korruptuara. Nuk kemi nevojë për leksione nga ju, jeni opozitë pa plan e pa kauzë, kjo është një fatkeqësi për ne që kemi një opozitë pa strategji, ju kështu jeni ngritni tema që ndodhin brenda një dite”.

-Advertisement-

“Kështu jeni ju, ne kishim dashtë një opozitë tjetër e jo kështu si palaço si po funksiononi”, ka thënë Haxhiu, karshi opozitës.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Fillon aplikimi për Global Engineer Girls Kosova
-Advertisement-

Të tjera