Lajme

Haxhiu e Beqa debatojnë për Ligjin për administrimin e pasurisë së sekuestruar dhe konfiskuar

Autori: Gazeta inFokus 11:28 | 02 February 2022

Ministria e Drejtësisë, Albulena Haxhiu ka thënë që Ligji për Konfiskimin e Pasurisë së Paluajtshme të fituar në mënyrë të kundërligjshme është në përputhje me Kushtetutën e Kosovës. Kjo pasi deputeti i PDK-së, Hajdar Beqa tha se ky ligj ka elemente që nuk janë në përputhje me Kushtetutën e Kosovës.

Haxhiu tha se ky ligj është në përputhshmëri të plotë me Kushtetutën e Kosovës.

“Nuk ka dualizëm sepse Ligji për kompetenca të zgjeruara ka fushëveprim tjetër. Ai merret me konfiskimin penal e ky me konfiskimin civil. Sa i përket çështjes së kushtetutshmërisë dhe të tjera. Edhe në jurisprudencën e Gjykatës së Strasburgut është thënë që masa që përbëjnë ndërhyrje ndaj pronës mund të iniciohen me një mocion që në vetvete përfshinë verifikimin dhe propozimin për konfiskim edhe nga autoritetet e tjera që nuk kanë karakter gjyqësor apo prokurorial”, ka thënë Haxhiu, në mbledhjen e Komisionit për Legjislacion.

-Advertisement-

Ajo iu përgjigj Beqajt edhe për deklaratën se përmes këtij ligji do të sekuestrohet pasuria e fituar me vepra penale. Haxhiu tha se përmes këtij ligji do të vendosen vetëm masa të sigurisë për gjashtë muaj.

“Ky ligj nuk parasheh sekuestrimin, por parasheh vendosjen e masave të përkohshme por edhe të sigurimit në maksimum gjashtë muaj,. Është edhe në projektligj e deri në një vit kur kemi bashkëpunim ndërkombëtar për pasuritë që konsiderohen që janë jashtë vendit

Ministria iu përgjigj Beqajt edhe për pretendimet se mund të ketë ndikim politik në përzgjedhjen e drejtorit të Byrosë Shtetërore për Verifikimin dhe Konfiskimin e Pasurisë së Pajustifikueshme. Ajo tha se drejtori do të zgjidhet dhe do të shkarkohet nga Kuvendi i Kosovës.

“Sa i përket ndikimeve e sidomos në raport me votimin e drejtorit, po them që drejtori zgjedhjet me shumicë të thjeshtë por shkarkohet me 61 vota. Ne nuk dimë një trup tjetër që është më legjitim se Kuvendi i Kosovës e që përbëhet nga përfaqësues të popullit. Nuk mund të përjashtojë mundësinë që në një të ardhme të largët edhe dikush mund të tentojë që të keqpërdor pozicionin dhe mundësinë por edhe më këtë bazë ligjore ka pasur mundësi për keqpërdorime”, ka thënë Haxhiu.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Një vit i suksesshëm përtej pritshmërive
-Advertisement-

Të tjera