Lajme

Haxhiu: Duhet përkushtim për të sjellë drejtësi për të gjitha viktimat e gjenocidit serb

Autori: Gazeta inFokus 15:47 | 02 May 2023

Ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu, në 24-vjetorin e masakrës së Studimes së Vushtrrisë, tha se drejtësisë i duhur përkushtim që të bëj gjithçka për të sjellë drejtësi për të gjitha viktimat e gjenocidit serb.

“Përkushtim i palëkundur i duhet drejtësisë që të bëjë gjithçka për të sjellë drejtësinë për të gjitha viktimat e gjenocidit serb”, ka shkruar Haxhiu në Facebook.

Postimi i plotë:

-Advertisement-

Në Studime të Vushtrrisë më 2 maj 1999 u vranë e masakruan 116 civilë.
Kolonë e gjatë civilësh po largoheshin dhunshëm nga shtëpitë e tyre, me tmerrin që po shkaktonte ushtria serbe duke masakruar gjithandej Kosovës civilë të pafajshëm, në pranverën e vitit 1999.

Mijëra familje mbetën pa më të dashurit e tyre, e për kriminelët serb ky ishte veç një episod tjetër nga seria e masakrave që po shkaktonin ndaj popullit shqiptarë.
Përkushtim i palëkundur i duhet drejtësisë që të bëjë gjithçka për të sjellë drejtësinë për të gjitha viktimat e gjenocidit serb.

Lavdi të gjithë të rënëve të luftës për liri!

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
BKT Kosova dhe Komiteti Olimpik i Kosovës nënshkruajnë vazhdimin e marrëveshjes së sponsorizimit për periudhë 10-vjeçare
-Advertisement-

Të tjera