Lajme

Haxhiu dhe Kusari në përballje me njëra-tjetrën

Autori: Gazeta inFokus 17:23 | 07 March 2018

Deputetja nga AAK-ja, Teuta Haxhiu ka thënë se nuk mund të flasim për depolitizimin e arsimit në Kosovë, derisa kemi njerëz nw Kuvend që janë pjesë e këshillit drejtues në Universitete.

Haxhiu i drejtoj një pyetje deputetes Mimoza Kusari-Lila, se a është ajo anëtare e këshillit drejtues në Universitetin e Gjakovës.

Pas pyetjes së Haxhiut, ka reaguar deputetja Kusari Lila, e cila ka thënë se është shumë e lumtur që në Kuvend ka shumë deputetë të cilët sa herë që flet, qëndrojnë si pararoje.

-Advertisement-

Tutje ajo ka thënë që mund të caktohet një seancë e veçantë që të përgjigjet nëpër të gjitha debatet që deputetet i kanë me të.

Kusari Lila ka refuzuar të përgjigjet në pyetjen e parashtruar nga Haxhiu, duke i ikur pyetjes. /Infokusi.com

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI

Të tjera