Haxhiu deklarohet për arbitrazhin për Grandin: Mbetet i Kosovës, Pacollit do t’ia kthejmë paratë
Autori: Gazeta inFokus 22:23 | 04 January 2025
Ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu ka reaguar rreth lajmit për vendimin e arbitrazhit për pronësinë e Hotelit Grand.
Ajo ka thënë se pas këtij vendimi, nuk ekziston asnjë dëshmi që do t’ia mundësonte Behgjet Pacollit pronësinë mbi hotelin, por ka shtuar se shteti obligohet t’ia kthejë paratë që i kishte dhenë Pacolli.
“Republika e Kosovës, sipas Vendimit të Qendrës Ndërkombëtare për Zgjidhjen e Kontesteve Investimeve, ka gjetur që nuk ekziston asnjë premisë, dëshmi apo teori që do t’ia mundësonte Behgjet Pacollit pronësinë mbi Grandin. E vetmja gjë për të cilën obligohet Republika e Kosovës, është kthimi i vlerës monetare të cilën Pacolli ia kishte dhënë AKP-së në emër të privatizimit. Edhe pse ai nuk ishte palë në procedurë, AKP kishte pranuar mjetet e tij. Këto tani ne detyrohemi t’i kthejmë”, ka thënë Haxhiu.
“Për shkak të hajnisë 20 vjeçare nëpër institucione shtetërore, paguajmë pasoja ende. Por këto janë të fundit. Pronësinë mbi pronën publike nuk ia lejojmë askujt. Prandaj Grandi mbetet i Kosovës e i qytetarëve të saj”, ka thënë ajo.
Behgjet Pacolli ka njoftuar se kompania e tij “Mabco Construction Int”, ka fituar arbitrazhin në rastin e Hotelit Grand ndaj shtetit të Kosovës.
Ai ka thënë se qeveria e Kosovës tani duhet të rikthejë shumën e paguar nga kompania e tij për një objekt “që, për shkak të refuzimit për të paguar haraç, nuk iu njoh kurrë e drejta e pronësisë, megjithëse pagesa ishte kryer në kohë (në vitin 2006)”.
Të tjera
-
Grenell: SHBA kishte raporte të shkëlqyeshme me Rugovën, Thaçin dhe Hotin – vetëm me Kurtin janë në krizë
Për herë të parë në 35 vjet marrëdhëniet mes Kosovës dhe Shteteve të Bashkuar...
-
Familja vendi më i rrëzikshëm për gratë: 58 gra u vrạnë për 14 vite në Kosovë, 3 prej tyre vetëm në vitin 2024
Një ndër problemet më të mëdha për gratë në Kosovë vazhdon të jetë dhuna e vr...
-
Dërgohet për trajtim në Turqi i lënduari nga shpërthimi aksidental i fishekzjarrëve në Prizren
I lënduari në Prizren më 31 dhjetor si pasojë i shpërthimit aksidental të fis...
-
LAJMI I FUNDIT: Termet në Kosovë
Një termet është regjistruar në Kosovë para 16 minutash. Termeti i regjist...
-
Trump kërkon shtyrjen e shpalljes së dënimit në rastin e blerjes së heshtjes
Presidenti i zgjedhur i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, i ka kërkuar një...
-
Shtiu me ạrmë zjạrri në një aheng familjar, ftohet në polici një 53-vjeçar në Shtime
Policia ka bërë të ditur se ka pranuar një informatë se në fshatin Petrovë të...
-
Masa “detyrim paraqitje”, Berisha shkon në SPAK
Në Shqipëri, kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha ishte sot në Prokur...
-
“Kuvendi më i dobëti deri më sot” – Dakaj: Edhe militantët më të flakët s’kanë qenë të kënaqur
Gazetari Shkëlzen Dakaj ka thënë se kjo legjislatura ka qenë më e dobëta që k...
-
Haxhiu: Qeveria Kurti ka dështuar, zhgënjimi i qytetarëve u vërejt nga tubimi i zbehtë në Mitrovicë
Deputeti i Partisë Demokratike të Kosovë, Bekim Haxhiu komentoi në Frontal me...
-
Nga 1 shkurti ulet çmimi i energjisë në Shqipëri
Nga data 1 shkurt 2025, do të nisë një ulje e çmimit të energjisë elektrike p...
-
Justin Trudeau jep dorëheqje nga posti i Kryeministrit të Kanadasë dhe pozita e liderit të partisë
Kryeministri kanadez Justin Trudeau ka dhënë sot dorëheqjen si lider i Partis...
-
Zvogëlohen pritjet për të dalë nga Kosova
Pritjet për të dalë nga Kosova janë zvogëluar. Sipas të dhënave të Qendrës...