Haxhiu: Bashkëndjej me familjarët e viktimave në Pejë, qoftë ngjarja e fundit e trishtë

Autori: Gazeta inFokus
13:56 | 25 June 2023
Ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu, ka thënë se mëngjesi i sotëm u bë tejet pikëllues kur u kuptua se vërshimet e mbrëmshme në Pejë lanë pas dy viktima.
Ajo përmes një postimi në Facebook, ka thënë se bashkëndjejnë me familjarët për humbjen e më të dashurve të tyre, me shpresën se kjo ngjarje e trishtë të jetë e fundit.
Haxhiu po ashtu ka thënë se institucionet lokale dhe mekanizmat shtetërore po veprojnë që kjo krizë të tejkalohet sa më parë.
Postimi i saj i plotë:
Mbrëmja e djeshme në Pejë shkaktoi shqetësim tek qytetarët atje dhe në të gjithë Kosovën në përgjithësi. Mëngjesi i sotëm u bë edhe më pikëllues kur kuptuam se nga përmbytjet në disa pjesë të qytetit, pas të reshurave të shiut, paskan humbur jetën fëmija 5 vjeçar dhe nëna e tij.
Institucionet lokale atje si dhe mekanizmat të tjerë shtetëror po veprojnë që kjo krizë të tejkalohet sa më parë dhe duhet të bëhet maksimumi në kushtet optimale të rregullimit infrastrukturor që vërshimet e tilla të mos përsëriten.
Bashkëndjejmë me dhimbjen e familjarëve për humbjen e më të dashurve të tyre, me shpresën që kjo të jetë ngjarje e fundit e trishtë që ndodhë jo vetëm si pasojë e kushteve natyrore por edhe si papërgjegjësi institucionale në ndërtimin cilësor të infrastrukturës urbane.

Të tjera
-
Moment i sikletshëm për deputeten e Nismës: Rrëzohet në hollin e Kuvendit
Deputetja e Nismës, Arbresha Krasniqi, është rrëzuar sot në hollin e Kuvendit...
-
Instituti i Shëndetit Publik: Goditja në tru, rrezik real gjatë valës së të nxehtit
Instituti Kombëtar i Shëndetit Publik ka paralajmëruar për ndikimin negativ q...
-
Time Kadrijaj nesër përfaqëson AAK-në në takimin e ftuar nga Kurti
Aleanca për Ardhmërin e Kosovës nesër do të marrë pjesë në takimin e përbashk...
-
Qeveria ndan 4 milionë euro për subvencionimin e policave të sigurimit për mërgimtarët nga 1 korriku
Qeveria e Kosovës në mbledhjen e sotme miratoi Propozim-vendimin për ndarjen ...
-
Kosovës i shtohen edhe 350 rekrutë të rinj të FSK-së
Forca e Sigurisë së Kosovës (FSK) ka certifikuar sot 350 rekrutë të rinj. ...
-
Ngritet aktakuzë për krime lufte në Gjakovë
Prokuroria Speciale e Kosovës ka ngritur aktakuzë kundër të pandehurit D. R...
-
Gruda: PDK s’merr pjesë për votim të fshehur, është jokushtetues
Deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës, Përparim Gruda, ka thënë se ata nu...
-
Partitë politike konfirmojnë pjesëmarrjen në takimin e thirrur nga Kurti
Të gjitha partitë politike të përfaqësuara në Kuvendin e Kosovës kanë konfirm...
-
Edhe PDK-ja konfirmon pjesëmarrjen në takim me Kurtin
PDK-ja e ka konfirmuar pjesëmarrjen në takim me Albin Kurtin. Abelard Tahi...
-
Bajrami: LDK do të marrë pjesë në takimin e nesërm
Deputetja e sapo betuar e Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Hykmete Bajra...
-
Ndërpritet seanca, shkak takimi i ftuar nga Kurti
Seanca e sotme për konstituimin e Kuvendit është shtyrë, për shkak të takimit...
-
‘‘Qe dora’’ – Limaj e Bahitiri përshëndetën ‘ngrohtësisht’ mes vete para fillimit të seancës
Deputeti i NISMA-s Fatmir Limaj, dhe deputeti i VV-së Agim Bahtiri janë parë ...