Haxhiu: Aktivistët e VV-së i zgjuan nga gjumi Institucionet
Autori: Gazeta inFokus 13:49 | 17 August 2018
Deputetja e Kuvendit të Kosovës nga radhët e VV-së, Albulena Haxhiu ka reaguar pas arrestimit të tetë aktivistëve të Vetëvendosjes.
Haxhiu përmes një postimi në facebook ka shkruar se arrestimi i deputetes, Saranda Bogujevci dhe 7 aktivistë të tjerë është i pa pranueshëm, shkruan gazeta inFokus.
Duke kërkuar liri për të arrestuarit e drejtësi për gratë që janë vrarë, Haxhiu ka shkruar se aksioni i sotëm u realizua me qëllim të zgjimit të institucioneve nga gjumi..
Më poshtë mund të gjeni të plotë postimin e Haxhiut.
“Kur institucionet janë në gjumë dhe nuk reagojnë karshi raportimeve për dhunën në familje, aksionet simbolike bëhen të domosdoshme për t’i zgjuar nga gjumi ata që kanë për detyrë të mbrojnë jetët e vajzave, grave, fëmijëve!
Lexo edhe: Arrestohet deputetja e Vetëvendosjes
Arrestimi i aktivistëve dhe deputetes Saranda Bogujevci është i papranueshëm dhe ka për tendencë mbylljen e gojës karshi vrasjeve të vajzave e grave!
Ne do të vazhdojmë me aksione të tilla e të ngjashme deri sa të ketë reagim të menjëhershëm karshi dhunës ndaj grave!
Liri për të arrestuarit!
Drejtësi për gratë që janë vrarë!
Dënim kriminelëve!”, ka shkruar Haxhiu.
Aksioni simbolik kundër dhunës ndaj grave dhe fëmijëve eksaloj duke filluan të hidhnin ngjyrë të kuqe drejt ndërtesës dhe policëve, shkruan gazeta inFokus.
Lexo edhe: Këta janë aktivistët e VV-së të arrestuar
E si rezultat i kësaj Policia e Kosovës ka arrestuar tete aktivistë të Vetëvendosjes.
Të arrestuarit janë deputetja e Kuvendit të Kosovës, Saranda Bogujevci dhe aktivistët Rinë Zhitia, Diellëz Arifi, Elona Kurti, Arta Berisha, Çlirim Gërbeshi, Atdhe Arifi, Patrik Domi.
Gjatë arrestimit pati përleshje fizike mes policisë së Kosovës dhe aktivistëve të VV-së./inFokus.
Të tjera
-
Parashikimi i motit për të hënën
Për të hënën parashikohet të mbajë mot i vranët, ku pritet depërtimi i një ci...
-
Donald Trump emëron gjeneralin Keith Kellogg si të dërguarin e tij special për Ukrainën dhe Rusinë
Presidenti i zgjedhur Donald Trump ka zgjedhur Gjeneralin Keith Kellogg si të...
-
Kurti ua lypë mërgimtarëve 74 mijë vota: Paramendojeni çka bojmë me na i dyfishu ju votat
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka kërkuar nga mërgimtarët më shumë vota...
-
Bedri Hamza takon profesorin e tij: Ato që i thotë, ka me i realizu, se ia njoh karakterin dhe mentalitetin
Kandidati për kryeministër nga radhët e PDK-së, Bedri Hamza, në rrjetet e tij...
-
Kush është fajtori kryesor për moskalimin e marrëveshjeve ndërkombëtare?
Ani pse pas një takimi të Albin Kurtit më kreun e PDK-së, u votuan disa marrë...
-
“Ka qenë i veçantë, një djalë i sjellshëm, i urtë, me të gjitha notat 5-she, ato që i premton edhe i realizon”, profesor Xhaferi vlerëson lart nxënësin e tij Bedri Hamzën
Kandidati i PDK-së për kryeministër, Bedri Hamza, ka takuar profesorin e tij,...
-
Bejta falënderon stafin e Komunës së Prishtinës për punën e palodhshme: Viti tjetër, edhe me më shumë suksese
Kandidatja për deputete nga LDK, Fiknete Bejta, ka publikuar disa fotografi n...
-
Pasaporta e Kosovës në mesin e 10 pasaportave të botës që kanë shënuar përmirësimin më të madh
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, është shprehur se viti 2024 ka qenë viti...
-
Kërkohet ndihmë për 16-vjeçarin nga Istogu që vuan nga Leukemia, ka nevojë për shërim jashtë vendit!
Familja Dani nga Kërrnina e Istogut kërkon ndihmë për shërimin e djalit ! ...
-
Incidenti në Novi Sad, mijëra njerëz protestọjnë kundër regjimit të Vuçiqit
Studentët, të cilët prej javësh i kanë bllokuar fakultetet në Universitetin e...
-
Elezi: Mbi 58 mijë kërkesa për regjistrim të votuesve jashtë Kosovës
Zëdhënësi i Komisionit Qendror të Zgjedhjeve (KQZ), Valmir Elezi, ka njoftuar...
-
Java nis me reshje bore – Parashikimi i motit për pesë ditët e ardhshme
Moti nga e hëna parashihet të jetë i ftohtë dhe me reshje të herëpashershme b...