Lajme

Haxhimustafa Murseli: Gratë janë shtylla e çdo shoqërie dhe ato duhet të jenë të fuqizuara në çdo segment të jetës

Autori: Gazeta inFokus 16:39 | 30 January 2025

Kandidatja për deputete nga radhët e Partisë Demokratike të Kosovës, Albana Haxhimustafa Murseli, ka publikuar pamje nga tubimi i PDK-së me gratë, shkruan Gazeta Infokus.

Ajo përmes faqës zyrtare të saj ka thënë se gratë janë shtylla e çdo shoqërie dhe fuqizimi i tyre nuk është vetëm një e drejtë, por një domosdoshmëri për shtetndërtimin e Kosovës.

“Gratë janë shtylla e çdo shoqërie dhe fuqizimi i tyre nuk është vetëm një e drejtë, por një domosdoshmëri për shtetndërtimin e Kosovës. Ato duhet të jenë të përfaqësuara dhe të fuqizuara në çdo segment të jetës—në ekonomi, arsim, politikë dhe çdo fushë tjetër ku ndërtohet e ardhmja e vendit tonë.”, ka shkruar  Haxhimustafa Murseli.

-Advertisement-

Tutje ajo shtoi se vetëm me përfshirje të barabartë dhe mbështetje të vazhdueshme, mund të krijojmë një Kosovë më të fortë, më të drejtë dhe me më shumë mundësi për të gjithë.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
FREE FRIDAY ME ZBRITJE DERI 70%
-Advertisement-

Të tjera