Haxhi Shala: PDK-ja i duhet Qeverisë
Autori: Gazeta inFokus 07:45 | 28 August 2020
Tashmë deputeti i AAK-së, Haxhi Shala mendon se për t’i përfunduar bisedimet me Serbinë, Kosovës i duhet një koalicion më i gjerë qeverisës, përfshirë PDK-në.
Shala ka thënë se përplasjet brenda koalicionit për çështjet e dialogut me Serbinë nuk e rrezikojnë qëndrueshmërinë e Qeverisë.
“Ne kemi shfaq qysh në fillim qëndrimin se për temat e diskutuara më herët s’kemi pse të kthehemi prapa. Ka ardhur fundi i bisedimeve. Jemi lodhur me temat që janë diskutuar rrafsh që dhjetë vjet. Jemi kundër diskutimit të temave të biseduara deri tash. Kjo nuk e rrezikon qëndrueshmërinë e koalicionit. Janë vetëm biseda brenda koalicionit qeveritar. Secila parti duhet t’i shprehë idetë e veta”, ka deklaruar ai në Interaktiv.
Deputeti i AAK-së ka thënë se nuk është kundër pranimit të Partisë Demokratike të Kosovës (PDK) në koalicion.
“Mbetet të shihet çka do të ndodhë, por nëse duhet të rritet pse të mos bëhet. Besoj se në këtë kohë vendit i duhet koalicion më i gjerë për të përfunduar bisedimet me Serbinë. Po përflitet që do të jetë PDK-ja. Ajo deklaroi se s’do të jetë pjesë në bisedime, por unë u bëj ftesë edhe PDK-së edhe VV-së të jenë të paktën në tavolinën e bisedimeve”, ka shtuar tutje ai.
Shala është njëri nga personat e ftuar nga Specialja, si i dyshuar. Ai ka bërë të ditur se në shtator do të shkojë për intervistim në Hagë.
“Para 3-4 ditësh kam marrë një ftesë nga hetuesit e Gjykatës Speciale në Kosovë, aty jam si i dyshuar dhe është data 8 shtator. Por, mbetet të shihet se kur na konvenon të shkojmë atje. Në ftesë shkruhet si i dyshuar dhe s’ka asnjë detaj tjetër. Kërkohen të gjitha dokumentet të sillen me vete dhe të dorëzohen në Hagë dhe kjo është standarde për të gjithë ish-ushtarët e UÇK-së”, ka thënë Shala.
Ai thotë se do të votojë kundër vazhdimit të mandatit të Speciales, sepse e konsideron të padrejtë si Gjykatë.
“Qëndrimi ynë ka qenë kundër edhe kur është votuar Gjykata. Unë nuk do të votoj për vazhdimin e kësaj, e konsideroj se është e padrejtë. Nëse sillet në Kuvend për vazhdimin e mandatit të Gjykatës, vota ime është kundër. Deputetët duhet të vendosin vet sesi duhet të veprojnë. Vota ime, sido që të jetë, prapë se prapë do të jetë kundër vazhdimit të mandatit të kësaj Gjykate. E ka marrë Kosova një obligim ndërkombëtar, por bashkësia ndërkombëtare është duke e neglizhuar. Sepse po shihet se nuk ka asgjë nga pretendimet e Dick Martyt”, ka thënë Shala.
Të tjera
-
Refuzohet kërkesa e Shalës për mosparaqitje ose shtyrje të seancës
Gjykata Speciale njofton se Trupi Gjykues i refuzoi kërkesën e Mbrojtjes që t...
-
Zemaj Kurtit e Vitisë për QKMF’në e Mamushës: Jeni definicioni i propagandës, preni shirita për punët që i kam bërë unë si ministër
Deputeti i Lidhjes Demokratike e Kosovës, Armend Zemaj ka thënë sot se kryemi...
-
Riker: Mbyllni procesin e dialogut dhe zgjidhni problemet
Ish-zëvendës Ndihmës Sekretari i Departamentit të Shtetit, Filip Riker, dekla...
-
Takohen gruaja më e shkurtër dhe ajo më e gjatë në botë, fjalët që thanë për njëra-tjetrën pas takimit
Jyoti Amge dhe Rumeysa Gelgi, janë pjesë e librit të rekordeve “Guiness”. E p...
-
Moti i keq, Policia thirrje vozitësve: Kujdes, ka aksidente nëpër rrugë të vendit dhe autostrada
Orëve të fundit mbi vendin tonë kanë vazhduar të reshura të shiut të shoqërua...
-
“Përgaditu se unë jom karatist”- Momenti kur moderatori shpërthen në të qeshura, pasi Jahja Koka ia thotë këtë gjë
“Përgaditu se unë jom karatist”, ishte një nga fjalitë dhe momentet që bëri m...
-
LAJMI I FUNDIT/ Vetura godet për vdẹkje një këmbësor në Krushë të Madhe
Një këmbësor është goditur nga një automjet në fshatin Krushë e Madhe, më sak...
-
Peci ngriti kallëzim penal ndaj tij, reagon Kryetari i Forumit të Rinisë së LDK’së: I ka kapë panika
Kryetari i Forumit të Rinisë së LDK’së, Paris Guri, ka dalë me një reagim pas...
-
Moti i keq në vend, KESCO del me njoftim për ndërprerjet e rrymës
KESCO përmes një njoftimi në Facebook ka thënë se për shkak të kushteve atmos...
-
Shi i madh e erëra të forta në Prishtinë, lagjen Lakishte e “merr” uji
Shi i madh e erëra të forta e ka kapluar mbrëmjen e sotme në Prishtinë, shkru...
-
Sërish tërmet në Shqipëri, epiqendra shumë pranë Gjirokastrës
Një tërmet me magnitudë 3.6 i shkallës Rihter është shënuar pak minuta më par...
-
Aksident i rëndë në Prishtinë (PAMJE)
Një aksident i rëndë trafiku ka ndodhur para pak minutave në Prishtinë, shkru...