Lajme

Haxhi Shala ende ndodhet në zyret e EULEX’it

Autori: Gazeta inFokus 12:50 | 11 Dhjetor 2023

Ish deputeti, Haxhi Shala, i njohur edhe si komandant Topi, ndodhet ende në zyret e EULEX’it në Fushë Kosovë.

Kështu tha për Express Metush Kryeziu, kryetar i degës së OVL- UÇK’së në Malishevë.

“Jam në kontakt me djalë të tij, por ende s’kemi informacione”, tha ai.

-Advertisement-

Kur u pyet nëse ekziston mundësia që Shala të dërgohet sot në Hagë, Kryeziu tha “çka s’pritet prej tyre”.

“Ende ndodhet në EULEX”, tha ai, derisa bëri të ditur se nuk e di se për çfarë dyshohet Shala.

Etiketa:
Comodita Home rikthen “Garage Sale” për edicionin e tetë, me zbritje deri në 70%
-Advertisement-

T� tjera

Ky website përdor cookies. Duke vazhduar përdorimin, ju pranoni përdorimin e tyre.

Privacy policy