Lajme

Haxhi Shala e vazhdon betejën me Nismën, thotë se ia ka marrë dy anëtarë

Autori: Gazeta inFokus 08:30 | 12 January 2021

Ish-deputeti i AAK-së, Haxhi Shala pas largimit nga Nisma për në partinë e Ramush Haradinajt po deklaron se po ia merr disa kuadro subjektit që i përkiste.

Përmes Facebook-ut, Shala dje ka njoftuar se nga Nisma në AAK kanë kaluar dy persona.

“Ish-deputetja e Kuvendit të Kosovës nga NISMA Socialdemokrate, znj.Shukrije Bytyqi, gjatë ditës së sotme, i është bashkuar Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës. Znj. Shukrije, i dëshiroj mirëseardhje dhe punë të mbarë. AAK-ja, çdo herë i ka dyert e hapura për të gjithë njerëzit e respektuar, të mirë e punëtorë”, ka thënë ai.

-Advertisement-

Shala ka bërë të ditur se këtij subjekti iu është bashkaur edhe anëtari i kryesisë së Nismës në Skenderaj.

“Sonte, na u bashkua në Aleancë edhe Refik Shala, anëtar i kryesisë së NISMA Socialdemokrate, dega në Skenderaj dhe nënkryetar i rinisë në këtë degë. Refiku vjen nga Leqina e Skenderajt, i cili nga sonte ka vendosur që kontributin e tij ta jep në AAK”, ka thënë ai.

Sonte, na u bashkua në Aleancë edhe Refik Shala, anëtar i kryesisë së NISMA Socialdemokrate, dega në Skenderaj dhe nënkryetar i rinisë në këtë degë.

Refiku vjen nga Leqina e Skenderajt, i cili nga sonte ka vendosur që kontributin e tij ta jep në AAK.

Vetëm të bashkuar mund t’ia dalim! HSH

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Etiketa:
Nis bashkëpunimi serioz dhe strategjik midis Comodita dhe JYSK International
-Advertisement-

Të tjera