Sport

Haxhi Krasniqi zbulon fjalët që i’a tha Boselit në vesh

Autori: Gazeta inFokus 22:29 | 15 October 2020

Boksieri kosovar, Haxhi Krasniqi, të shtunën në mesnatë është shpallur kampion botë në kategoritë gjysmë të renda, shkruan Gazeta inFokus.

Krasniqi qysh në rundin e tretë e nokautoi boksierin gjerman, Dominic Boesel.

Boksieri nga Juniku pas u shpall kampion bote ka ardhur në Kosovë, ku sot ka mbajtur konferencë për media si dhe ka vizituar Kompleksin Memorial Adem Jashari në Prekaz.

-Advertisement-

Ai aktualisht është i ftuar në Klan Kosova, ku po tregon se si arriti të shpallej kampion.

Krasniqi ka zbuluar edhe fjalët që i’a ka thënë Boselit në vesh gjatë meçit.

“Kam dashur të përballemi pastër dhe kam menduar të bëjë gjithçka që bëri ai. Por, kur ai nisi të bëjë gjëra të ndaluara, edhe unë fillova ta bëjë këtë. Pastaj, iu afrova dhe i thash tash nisim të përballemi flliqtë”, deklaroi Krasniqi./Gazeta inFokus/

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Thyhet REKORDI I ZBRITJEVE!

Të tjera