Sport

Haxhi Krasniqi tregon se kur do të kthehet në ring dhe kundërshtarin më të cilin do të përballet

Autori: Gazeta inFokus 23:49 | 15 October 2020

Boksieri kosovar, Haxhi Krasniqi, është shpallur kampion bote në WBA dhe IBO në kategorinë gjysmë të rëndë, shkruan Gazeta inFokus.

Krasniqi arriti ta nokautonte boksierin gjerman, Dominic Boesel, qysh në rundin e tretë me një goditje të fuqishme.

Boksieri nga Juniku sonte i ftuar në Klan Kosova ka rrëfyer historinë e karrierës së tij, si dhe ka folur për të ardhmen.

-Advertisement-

Ai ka thënë se pas gjashtë muajve do të përballet përsëri me Dominic Boeselin, pasi ashtu e ka në kontratë.

“Brenda gjashtë muajsh e kam një ndeshje të radhës. Do të përballem prapë me Dominic Boeselin, e kam në kontratë. Fillimisht i dëshiroj shërim të shpejtë, por gjithnjë do ta mposhti atë”, deklaroi Krasniqi./Gazeta inFokus/

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI

Të tjera