Lajme

Haxhi Krasniqi i dërgon titujt e fituar në Prekaz

Autori: Gazeta inFokus 12:06 | 15 October 2020

Boksieri nga Juniku është kthyer në Kosovë vetëm disa ditë pasi ka fituar titullin e botës në boks.

Në një konferencë për media kampioni i botës, Haxhi Krasniqi ka bërë një njoftim se në ora dy do të shkoj në prekaz, aty ku edhe do ti dergoj titujt e fituar, shkruanë Gazeta Infokus.

“Sot në ora dy, për mu është si obligim edhe e kom ndje gjithmonë që këta tituj ti bi edhe në Prekaz, të varrezat Jasharaj. Është çka na sot e përgëzojmë lirin dhe i jemi mirënjohës. Unë gjithmonë kur vi, shkoj në atë vend dhe e ndi vetën shumë, shumë të vogël, dhe e ndi vetën shumë më borgjpër atë vend, kshtu që jamë shumë krenarë që edhe unë sot e bëj një shenjë për këtë vend, pasi që ata na kanë mundësu, ata e kanë sakrifiku jetën e vetë 56 persona, gjithmonë, gjithmonë shumë rrespekte dhe ati vendi i përkulëm gjithmonë”, ka thënë ai.

-Advertisement-

Krasniqi në këtë konferencë gjithashtu ka treguar për vështirësitë deri te suksesi dhe fitimin e zemrave të gjermanëve.

“E kam pas shumë vështirë me depërtuar, sidomos kur është kundër një gjermani. Ka qenë punë e madhe, pasi zhgënjimet kanë qenë pjesë e suksesit dhe më kanë bërë edhe më të fortë, duke i thënë vetes se duhet me vazhduar mos me mbet në pozitën e njëjtë, por ka qenë ëndërr e imja që këtë arritje me realizuar”, ka vazhduar ai.
Krasniqi ka mposhtur gjermanin Dominic Boesel dhe triumfi në këtë meç ka bërë që junikasi të jetë shumë krenar me këto arritje./Gazeta Infokus/Gazeta Infokus/

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI

Të tjera