Sport

Haxhi Krasniqi humbet nga Domenic Bosel pas vendimit të gjyqtarëve

Autori: Gazeta inFokus 01:00 | 10 October 2021

Boksieri nga Kosova, Haxhi Krasniqi, nuk ka arritur ta mbrojë titullin kampion bote në kategorinë IBO, në peshat gjysmë të rënda, shkruan Gazeta inFokus.

Krasniqi është mposhtur nga boksieri gjerman, Domenic Bosel, në meçin e zhvilluar në palestrën “Getec Arena” në Magdeburg të Gjermanisë, ku të pranishëm ishin rreth 5 mijë shikues, ku 70% prej tyre ishin shqiptarë.

Boksieri nga Juniku e ka humbur ‘luftën’ ndaj Boselit vetëm pas vendimit të gjyqtarëve, pasi 12 raundet përfunduan pa nokaut.

-Advertisement-

Ndryshe Haxhi Krasniqi e kishte mposhtur boksierin gjerman në meçin e kaluar, duke e nokautuar në raundin e tretë.

Tashmë kampion i ri i botës në boks në kategorinë IBO në peshat gjysmë të rënda është Domenic Bosel./Gazeta inFokus/

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Prince Caffe pjesëmarrës në panairin “Gulfood Fair 2024” në Dubai

Të tjera