Sport

Haxhi Krasniqi: BAC U KRY

Autori: Gazeta inFokus 18:42 | 15 October 2020

Haxhi Krasniqi të shtunën u shpallë kampion bote në IBO dhe WBA në kategorinë e gjysmë peshave të rënda, shkruan Gazeta inFokus.

Ai pasi u shpall kampion bote ka ardhur për vizitë në Kosovë.

Gjatë ditës së sotme Krasniqi ka vizituar Kompleksin Memorial Adem Jashari, ku ka prezantuar titujt e fituar.

-Advertisement-

33 vjeçari ka postuar një fotografi në llogarinë e tij zyrtare facebook, ku ka shkruar “BAC U KRY”.

Boksieri nga Juniku ka treguar anën e tij patriotike duke mos harruar të përmend flijimin e familjes Jashari për çlirimin e Kosovës.

Më poshtë gjeni postimin e kampionit Krasniqi./Gazeta inFokus/

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI

Të tjera