Lajme

Haxhi Avdyli u drejtohet veteranëve: Të nderuar kolegë…

Autori: Gazeta inFokus 14:54 | 07 June 2022

Haxhi Avdyli, deputet brenda grupit parlamentar të Lëvizjes Vetëvendosje i ka quajtur ‘kolegë’ veteranët e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës (UÇK), teksa ka thënë se partitë politike që “po qajnë me lotë krokodili”, në vitin 2017 kanë votuar që paga minimale të mos lidhet me pagesën mujore të veteranëve.

Përmes një postimi në Facebook, të martën – Avdyli ka theksuar se ata që që sot po mbrojnë veteranët nuk e kanë shqetësim çështjen e tyre.

“Sot, 23 vjet pas çlirimit edhe shtiren solidar por kuptoni se nuk e kanë hallin e pagës së veteranëve por qëllimi mbetet kaosi dhe jostabiliteti politik. Disa parti duke bllokuar pagën minimale për mbi 100. 000 punëtorë të sektorit privat, e duke iu hyrë ne hak kategorisë më të shkelur në Kosovë, mbesin me shpresë që duke nxitur anarki e pakënaqësi, të vijnë prapë në pushtet”, ka shkruar Avdyli.

-Advertisement-

Të hënën, para Kuvendit të Kosovës ka eskaluar protesta e veteranëve të cilët po kërkojnë që të përfshihen në projektligjin e pagës minimale.

Bazuar në Ligjin për Veteranët, pagesa e tyre mujore është e lidhur me pagën minimale.

Por projektligji nuk i kishte votat e mjaftueshme të deputetëve që të kalonte në parim.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Keiretsu Forum Southeast Europe dhe BKT Kosova, një bashkëpunim i guximshëm për herë të parë në llojin e tij, në…
-Advertisement-

Të tjera