Lajme

Haxhi Avdyli: Po vjen qëndrestarja e pathyeshme ndaj kapësve të LDK-së, për tu përballur me përbaltuesit e shtetit

Autori: Gazeta inFokus 16:26 | 16 January 2021

Foto e vitit 2015 në Prizren bashkë me Donikën, të ndjerin Rupert Neudeck e asambleisten Arjeta Nezaj

Edhe ish-deputeti i LDK-së, i cili i është bashkuar Vjosa Osmanit, Haxhi Avdyli ka folur për lajmin që Donika Gërvalla po i bashkohet atyre.

Avdyli përmes një postimi në Facebook, thotë se po vjen Donika Gërvalla, të cilen e quan qëndrestarja e pathyeshme ndaj kapësve të LDK-së dhe Kosovës, për tu përballur me siç i quan, përbaltuesit e shtetit.

-Advertisement-

Ai thotë se ndryshimi po vjen me njerëzit e pastër para Zotit e para popullit.

Postimi i plotë:

Misioni i atyre që linçonin po mbaron. Mandati i atyre që përjashtonin, tash do iu ndërkrehet nga vullneti i plebishitar i qytetarëve.

Donika Gërvalla-Schwarz zëri i Kosovës në botë, qëndrestarja e pathyeshme ndaj së keqes dhe kapësve të LDK- së tonë e Kosovës, po vjen për tu përballur me përbaltuesit e shtetit.

Ndryshimi i vërtetë po vjen me njerëzit e pastër para zotit e para popullit . Mirësevjen Donikë, bashkë do ia dalim.

(foto e vitit 2015 në Prizren bashkë me Donikën, te ndjerin Rupert Neudeck e asambleisten Arjeta Nezaj ).

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
EURO 2024 dhe Serie A, dy ekskluzivitetet absolute të Artmotion këtë vit

Të tjera