Lajme

Haxhi Avdyli për Doarsa Kicën: “Motra” jonë e vogël ia kafshoi dorën Vjosa Osmanit nga e cila u ushqye e u rrit politikisht

Autori: Gazeta inFokus 13:15 | 09 September 2022

Deputeti i Guxo, Haxhi Avdyli, i ka kushtuar një shkrim të gjatë ish-bashkëpartiakes Doarsa Kica Xhelili e cila kaloi në LDK.

Avdyli e ka quajtur “motër” të vogël deputeten Kica Xhelili, që e njëjta ia ka “kafshuar” dorën presidentes Osmani.

“Kjo “motra” jonë i kafshoi dorën e Vjosa Osmanit e partisë Guxo nga e cila u ushqye e u rrit (politikisht). Pardje e nisi rrugëtimin politik diku tjetër duke përqeshë Rugovizmin e LDK-së e Guxo-s e pa kurrfarë lidhshmërie emocionale me konceptet e tyre, tani mbetet çështje kohe kur ka me ik edhe nga aty , ose do mësohet për të duruar goditjet e këpucave e brrylave”, ka shkruar Avdyli.

-Advertisement-

Deputeti prizrenas ka publikuar disa fotografi nga fushata zgjedhore ku shihet edhe ish-bashkëpartiakja e tij Doarsa Kica për të cilën tha se u kërkon falje gjysmë milionë qytetarëve.

“Për fund, në emër tim personal, përmes këtyre fotove, juve gati gjysmë milioni qytetarë që na besuat me 14 shkurt, me përulësi ju themi NA FALNI. Edhe na jemi njerëz, mashtrohemi. Nuk e kemi njohur mirë. Siq ka raste që edhe në jetë të përditshme të mashtrohemi, e të na lënë në baltë në gjysmë të rrugës. Sot po ndihemi njëjtë si ju të gjithë, të mashtruar , veq ne edhe pak më shumë, se i dhamë të gjitha mundësitë për të bërë emër. Por misionin tonë për shtet e drejtësi, nuk ka forcë që e ndalon”, ka shkruar ai.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Coffee Show B2B në Zagreb nga Devolli Corporation

Të tjera