Lajme

Haxhi Avdyli kërkon t’u ndalet ‘buka’ edhe ministrave

Autori: Gazeta inFokus 12:34 | 06 June 2018

Pas deputetëve kërkohet të ndëshkohen edhe ministrat.

Këtë e ka kërkuar deputeti i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Haxhi Avdyli, shkruan GazetaFokus.

Avdyli duke iu drejtuar nënkryetarit, Xhavit Haliti ka thënë se duhet të ndalen edhe mëditjet e atyre që duhet të raportojnë në Kuvend.

-Advertisement-

“Nëse keni mundësi që të ndikoni dhe ti ndalni mëditjet edhe atyre që sot do të duhet të raportonin këtu”, ka thënë ai.

Ndërsa nënkryetari i Kuvendit, Xhavit Haliti ka thënë se Qeverisë nuk mund ta ua ndal mëditjet

“Qeverisë nuk mund të ua ndalojmë mëditjet”, ka thënë Haliti.

Gjatë seancës së sotme të Kuvendit të Kosovës po marrin pjesë një numër i vogël të deputetëve që ka shtyrë Halitin të kërkoj kthimin e tyre në seancës në kohën e votimit ën të kundërton do të kërkoi ndaljen e mëditjeve./GazetaFokus.

Lexo: Haliti: Do tu hiqen mëditjet deputetëve që mungojnë

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
FREE FRIDAY ME ZBRITJE DERI 70%
-Advertisement-

Të tjera