Lajme

Haxhi Avdyli i krahason shpenzimet për dreka e darka të Thaçit dhe Osmanit

Autori: Gazeta inFokus 23:41 | 14 September 2022

Deputeti i VV’së që vjen nga radhët e partisë Guxo, Haxhi Avdyli ka publikuar një fotografi me disa të dhëna rreth shpenzimeve për dreka dhe darka të ish-presidentit Hashim Thaçi dhe presidentes së tanishme, Vjosa Osmani.

Avdyli ka krahasuar shpenzimet e parasë publike të të dy presidentëve për dreka dhe darka, duke thënë se numrat flasin vetë.

Sipas Avdylit, Thaçi për një vit ka arritur t’i shpenzojë mbi 130 mijë euro, ndërsa presidentja Osmani shpenzoi mbi 1 mijë e 400 euro.

-Advertisement-

“Ja si duket përgjegjësia për paranë publike. Kur numrat flasin, fjalët janë të tepërta”, tha ai.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI

Të tjera