Haxhi Avdyli i “bërtet” opozitës: Përkrahne kryeministrin, ose heshtni kokëulur

Autori: Gazeta inFokus
10:39 | 27 February 2023
Deputeti i Listës Guxo, Haxhi Avdyli i ka bërë thirrje opozitës që ta përkrahin kryeministrin Kurti për takimin e sotëm në Bruksel, ose të heshtin.
Përmes një postimi në rrjetin social, Facebook, Avdyli ka shkruar se e gjithë opozita “po gjuan shigjera për ta goditur pas shpine kryeministrin Kurti”.
Tutje, Avdyli bën thirrje që nëse nuk kanë kurajo për ta përkrahur, të paktën të heshtin.
“Ata sot nëse nuk kanë kurajo patriotike që të perkrahin kryeministrin e Kosovës, se paku do bënin mirë të heshtnin kokulur duke ditur dëmet që kan sjellur me negociatat e tyre pa krye” – shkroi ai.
Postimi i plotë:
Sot gati të gjitha partitë opozitare, dhe argatët e tyre medial të gatshme do mbajnë dy shigjeta për të goditur pas shpine Kryeministrin e Kosovës.
Nëse pranohet plani Europian, ku Serbia defakto njeh Kosovën, atëherë e vetmja shigjetë që u mbeten janë marrëveshjet e turpshme që i kanë nënshkruar vetë.
Nëse nuk pranohet plani Europian, do lëshonin shigjetat e izolimit të Kosovës, prishjes me Amerikën, dhe tensionimit të situatës edhe ashtu të brishtë.
Krejt këto goditje do i bënin me vetmen shpresë që ilegalisht të ulen në karrige ministrash e kryeministrash pa marrë besim qytetar, për nënshkruar më pastaj marrëveshje tjera të turpit.
Këta për gjysmë metri karrige jo vetëm që do nënshkruanin asociacion me kompetenca ekzekutive, por edhe do falnin edhe komuna të Rankoviqit, e do bënin moratorium për mosnjohje e ku di çka do jepnin.
Ata sot nëse nuk kanë kurajo patriotike që të perkrahin kryeministrin e Kosovës, se paku do bënin mirë të heshtnin kokulur duke ditur dëmet që kan sjellur me negociatat e tyre pa krye.
Unë personalisht jam për nënshkrim të marrëveshjes Europiane për paqe mes Kosovës e Serbisë, por edhe për kërkesat maksimaliste të Kurtit për minimalizimin e efekteve te marrëveshjeve të dëmshme të nënshkruara nga mu këta që qytetari i dënoi me votë.
Unë sot qëndroi fortë kundër kërkesave shovene të Vuçiqit, e në përkrahje të fuqishme për Albin Kurtin.

Të tjera
-
Nezir Kraki i mban krahun Kurtit: Termi “nomadë” nuk ishte ofendim, ne jemi aty për të bërë Kuvendin
Deputeti i Guxo-s, Nezir Kraki, ka komentuar deklaratën e kryeministrit Albin...
-
Trump merr vendimin e fundit për Tik-Tokun
Presidenti Donald Trump nënshkroi të enjten një urdhër ekzekutiv duke zgjatur...
-
Çeku e shkruan postimin e parë si kandidat, flet për Prishtinë të gjelbër
Kandidati i Lëvizjes Vetëvendosje për kryetar të Prishtinës, Hajrulla Çeku, ...
-
Abdixhiku: Memli Krasniqi mund të flasë vetëm për 24 deputetët e PDK-së, jo për partinë e Emiliës
Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku, ka komentuar dekl...
-
SHBA dhe Gjermania dërgojnë 14 aeroplanë me pajisje ushtarake në Izrael
Katërmbëdhjetë aeroplanë ushtarakë mallrash nga SHBA-ja dhe Gjermania, të nga...
-
Abdixhiku: Nëse Kushtetuesja merr vendim për votimin e fshehtë, ne do të tregojmë votën KUNDËR në kamera
Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Lumir Abdixhiku, ka komentua...
-
Abdixhiku, Kurtit: Mos më çoni më njerëz, as asgjë
Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku, ka deklaruar se L...
-
Abdixhiku kritikon Gërvallen: E paedukatë dhe me mungesë të theksuar të inteligjencës
Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Lumir Abdixhiku, ka reaguar ...
-
Kapet në Mbretërinë e Bashkuar shqiptari që kërkohej për vrasje
Është arrestuar në Mbretërinë e Bashkuar një burrë, shtetas i Shqipërisë, ku ...
-
Kurti: Tri ndërtesa të banimit social në Klinë po rinovohen
Kryeministri në detyrë Albin Kurti, ka folur për një investim 650 mijë euro n...
-
Samiti në Hagë pritet ta konfirmojë Shqipërinë si mikpritëse të samitit të NATO-s më 2027
(Radio Evropa e Lirë) – Samiti i javës së ardhshme në Hagë pritet ta konf...
-
Presidentja Osmani pret në takim ish-kryetarin e Gjykatës Ndërkombëtare të Drejtësisë
Presidentja Vjosa Osmani, ka pritur sot në takim ish-kryetarin e Gjykatës Ndë...