Lajme

Haxhi Avdyli: Asnjë deputet i VV-së apo Listës Guxo nuk do ta votojë tërheqjen e Trustit

Autori: Gazeta inFokus 23:55 | 30 May 2022

Deputeti Haxhi Avdyli ka thënë se nuk do ta votoj tërheqjen e 30% të parave të Trustit.

Avdyli kritikon këtë propozim duke thënë se sipas ekonomistëve, kjo do të shkaktojë probleme me ngritje të çmimeve dhe me paratë në Trust në përgjithësi.

Gjithsesi Avdyli shton se do ta mbështeste opozitën po të kërkonin llogari për Ligjin e Pagave i cili ende nuk është formuluar nga qeveria.

-Advertisement-

Tutja Avdyli shton se nuk janë të vërteta fjalët se ka deputetë nga pozita që do ta votojnë tërheqjen e Trustit.

“Jo Haxhi Avdyli, por deri më tash në të gjitha takimet që kemi pasur me Listën “Guxo apo VV-në nuk ka asnjë deputetet që ka thënë se do ta votojë. Të gjitha ato fjalë që kanë dalur se kinse disa deputetë të pozitës do ta votojnë nuk janë të vërteta”, tha ai në T7.

“Në të gjitha takimet që kemi qenë. Kryesuesja e grupit parlamentar e ka diskutuar me neve këtë çështje. Nuk ka dalur askush që thotë se do të votojë”, shtoi ai.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
UNICEF-i global boton artikull për rezultatet e partneritetit me Devolli Corporation: U fuqizuan gratë, përfituan familjet
-Advertisement-

Të tjera