Lajme

Haxhi Arifi më i paguar se Hashim Thaçi (DOKUMENT)

Autori: Gazeta inFokus 15:27 | 27 June 2017

Mund t’iu duket e pabesueshme, por është e vërtetë. Kryesindikalisti i Kosovës, Haxhi Arifi, ka të ardhura më të mëdha se kreu i shtetit të Kosovës, Hashim Thaçi, shkruan portali “Infokusi.com”.

Në formularët e deklarimit të pasurisë, Arifi ka deklaruar të hyra të pastra vjetore si kompensim nga mbledhjet e Bordit të Agjencisë Kosovare të Privatizimit (AKP) prej 33 743 euro, ndonëse Bordi i AKP-së takohet mesatarisht një herë në muaj. Përpos kompensimit nga AKP, përfaqësuesi i punëtorëve të Kosovës ka pagë mujore prej rreth 830 euro, si dhe 1275 euro mëditje nga Këshilli Ekonomik Social.

Të hyrat e përgjithshme vjetore të Haxhi Arifit janë rreth 45000 euro, raporton “Infokusi.com”.

-Advertisement-

Në anën tjetër, kreu i shtetit të Kosovës, Hashim Thaçi, ka pagë vjetore prej 32 mijë euro nga Presidenca, si dhe 8000 euro në vit mëditje.

Përndryshe, Haxhi Arifi ka vite që ka mbushur moshën e pensionimit, por ai vazhdon të marrë paga të majme nga institucione të ndryshme, duke qenë kështu pensioneri më i paguar në Republikën e Kosovës. /INFOKUSI

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Prince Caffe zgjeron shtrirjen në rajon, arrin marrëveshje bashkëpunimi me zinxhirin kroat Plodine
-Advertisement-

Të tjera