Lajme

Havolli:Eqrem Kryeziut e Nexhat Dacit: Argat jeni, po argat të huaj

Autori: Gazeta inFokus 17:06 | 03 September 2017

Këshilltari në largim i kryeministri Isa Mustafa, Sokol Havolli ka vazhduar reagimet e tij në drejtim të ish-anëtarëve të LDK-së.

Ditë më parë ai i ka reaguar për një deklarate të bërë nga ish-nënkryetarit i parë i LDK-së, Eqrem Kryzeiu.

E sot ai ka shkruar një status drejtuar po të njëjtit shtuar këtu edhe ish kryetarin e Kuvendit të Kosovës, Nexhat Dacin.

-Advertisement-

Havolli ka thënë se këtyre tashmë ju ka ecë vakti.

Havolli ka ngritur lartë figurën e Kolë Berishës në këtë rast, duke thënë se ai arrin t’i mbajë këta të dy në xhep të vogël.

Ky është postimi i plotë:

Juve që her hini e her dilni e her e kallxoni vetën si baballarë të LDK-së e her si të partive tjera e si interpretues të së drejtës: ju ka ecë vakti. Kolë Berisha krejtve ju manë në xhep të vogël. Dinjitet ka reflektu Kola, e ju tjerët, gjithçka, pos dinjitet jo. Argat jeni, po argat të huaj.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Edhe një storie suksesi – PRINCE CAFFE lidh marrëveshje bashkëpunimi me kompaninë më të madhe në Kroaci të shitjes me…
-Advertisement-

Të tjera