Lajme

Havolli takohet me Kryeziun, flasin për bashkëpunimin mes AKK-së dhe KDI-së

Autori: Gazeta inFokus 16:23 | 22 October 2019

Drejtori i Agjencisë Kundër Korrupsionit, Shaip Havolli ka pritur në takim Drejtorin e Institutit Demokratik të Kosovës, Ismet Kryeziu.

Kjo u bë e ditur nga një postim nga Instituti Demokratik i Kosovës, shkruan gazeta inFokus.

“Në takim u diskutua për mundësitë e bashkëpunimit mes Agjencisë Kundër Korrupsionit dhe Institutit Demokratik të Kosovës, në fushat me interes të përbashkët, të fokusuara në mandatin dhe fushëveprimin e Agjencisë kundër Korrupsion, me theks të veçantë, në realizimin e aktiviteteve konkrete që kanë të bëjnë me parandalimin dhe luftimin e korrupsionit në Kosovë”, shkruan Instituti Demokratik i Kosovës.

-Advertisement-

Takimi mes Havollit dhe Kryeziut u realizua në kuadër të takimeve me përfaqësues të organizatave Jo- Qeveritare për planifikimin e aktiviteteve të organizmit të javës Kundër Korrupsion që do të organizohet në datat 09-13 dhjetor 2019./Gazeta inFokus/.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI

Të tjera