Lajme

Havolli: Shumë shpejt do të shihemi, por kam frikën se do të jetë tepër vonë!

Autori: Gazeta inFokus 13:28 | 06 August 2020

Kreu i Sindikatës së Infermierëve, Mamive dhe profesionistëve të tjerë shëndetësorë, Fitim Havolli, nëpërmjet një statusi në rrjetin social “Facebook”, e ka dërguar një mesazh të qartë, shkruan “Gazeta inFokus”.
“Shumë shpejt do të shihemi, por kam frikën se do të jetë tepër vonë!”, ka shkruar Havolli ne “Facebook”.

Havolli me anë të këtij statusi të shoqëruar me fotografi ku shihet i tëri i mbuluar nga djersa, ka paraqitur punën e rëndë e të lodhshme të tij dhe të tërë infermierëve që këto ditë pandemie po shërbejnë në luftën kundër COVID-19./Gazeta inFokus”

Postimi i plotë

-Advertisement-

Nuk janë̈ vërshime nga shiu, por nga angazhimi i përditëshëm i secilit INFERMIER dhe profesionist tjerë̈ shëndetësor, sot në këtë kohë PANDEMIE!
Mos harroni, dikush do të fitoj në raport me virusin, por dikush edhe do të humb në raport me shoqërinë.
E drejta mund edhe të vonohet, por ajo do të jetë e vërteta e secilit nga ne, për këtë ju garantoj me përgjegjësinë më të madhe profesionale, etike dhe morale!
Shumë shpejt do të shihemi, por kam frikën se do të jetë tepër vonë!
MOS HARRO!
KAQ E PATA PËR SOT!

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI

Të tjera