Haskuka: Gjendja aspak e mirë, rreth 4 mijë padi kundër komunës së Prizrenit
Autori: Gazeta inFokus
09:36 | 09 January 2018
Kryetari i komunës së Prizrenit, Mytaher Haskuka ka reaguar të martën lidhur me gjendjen e komunës që tashmë udhëheq, duke thënë se pas analizës së parë të gjendjes nëpër dikastere komunale, kanë konstatuar se gjendja aktuale nuk është aspak e mirë.
Haskuka në një postim në rrjetin social Facebook shkruan se në takim me përfaqësuesen e vetme ligjore e cila është duke mbrojtur interesin e publik të komunës në gjykatat e Kosovës është informuar se janë rreth 4000 padi nga qytetarë, kompani të ndryshme private apo agjenci.
Lexoni të plotë postimin e Haskukës në Facebook:
“Të nderuar qytetarë të komunës së Prizrenit,
Javën e ardhme do të konstituohet kryesia e asamblesë së komunës si dhe do t’i emëroj drejtorët përgjegjës, prej të cilëve pres angazhim maksimal në mënyrë që t’i zgjidhim problemet emergjente të qytetarëve.
Mbas analizës së parë të gjendjes nëpër dikastere komunale, kemi konstatuar se gjendja aktuale nuk është aspak e mirë. Përtej njohurive tona, kemi trashëguar një komunë me probleme të grumbulluara për dekada.
Për ilustrim, nga dy zarfet e para që i hapa si kryetar e para ishte padi ndaj komunës për mosrespektim të kontratës së nënshkruar, ndërsa zarfi tjetër ishte informata që një biznes kishte dërguar komunën tek përmbaruesi ngase komuna nuk kishte paguar për shërbimet që i kishte marrë nga kompania.
Në takim me përfaqësuesen e vetme ligjore e cila është duke mbrojtur interesin e publik të komunës në gjykatat e Kosovës, u informova që sot janë rreth 4000 padi nga qytetarë, kompani të ndryshme private apo agjenci. Kjo do të thotë që në 16 vitet e fundit çdo ditë pune është ngritur nga një padi nëpër gjykata kundër Komunës së Prizrenit.
Një analizë e shpejtë e këtyre padive tregon që vlera e tyre mund të shkojë mbi 50 milionë euro, këto eventualisht do të paguhen prej buxhetit të Komunës së Prizrenit dhe kjo shumë është më e lartë sesa buxheti vjetor i Komunës së Prizrenit.
Përkthyer në vepra, zyrtarët e qeverisë së kaluar, në 16 vite të fundit, me kontrata të dëmshme, mospunë dhe me shkelje ligjore çdo ditë pune kanë dëmtuar Komunën me rreth 12.000 Euro.Të jem i sinqertë, për fat të keq këto nuk janë të vetmet dëme që i janë shkaktuar komunës së Prizrenit.
Ditëve në vijim do t’i publikojmë edhe problemet tjera të shkaktuara nga keqpërdorimet apo keq menaxhimi i qeverisë së kaluar.Por, përkundër kësaj situate trishtuese që e kemi trashëguar, kërkoj nga ju që të mos dëshpëroheni. Për ta tejkaluar këtë situatë, na duhet angazhim i madh i gjithsecilit prej nesh dhe angazhimi juaj qytetar. Bashkërisht mund ta tejkalojmë këtë gjendje.
Duke marrë parasysh të gjitha këto, javën e ardhshme do të formohet qeveria e re e përbëre nga një koalicion i gjerë i subjekteve, ngase për ndryshime të mëdha nevojitet bashkim dhe angazhim i madh.Në koalicion do të mundohem të përfshij të gjithë ata që duan ndryshime rrënjësore për të kthyer komunën banorëve të Prizrenit.
Qytetarët me plot arsye kanë pritje të mëdha nga qeverisja e re, prandaj unë do të angazhohem me tërë qenien time për ndryshime të domosdoshme dhe të njëjtën gjë e kërkoj nga të gjithë bashkëpunëtorët e zgjedhur. Për më tepër, më nevojitet ndihma e gjithsecilit prej jush, në mënyrë që t’i realizojmë të gjitha zotimet e premtuara.
Prizreni njihet si ‘ma i bukuri vend’, ngase për 2000 vjet ka ditur t’i tejkalojë problemet e veta.
Nëse punojmë bashkë ka shpresë!
Na e priftë e mbara!”.

T� tjera
-
“Letër prej tri faqesh e gjysmë”: Kuçi thotë se Arlinda Zekaj i kërkoi ndihmë Kryeprokurorit të Shtetit tri ditë para vrasjes
Rreth tri ditë para se të vritej, e ndjera Arlinda Zekaj i kishte shkruar një...
-
Daut Haradinaj pas vrasjes së Arlinda Zekajt: Mbiemri Haradinaj nuk është mburojë për askënd, do të ketë pasoja ligjore
Daut Haradinaj ka reaguar pas vrasjes së Arlinda Zekajt në Pejë, duke kërkuar...
-
Janina Ymeri i kërkon llogari Gërvallës: Ku e çoni ju viḳtimën?
Deputetja e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Janina Ymeri, ka kërkuar përgjegj...
-
Burri që i dorëzoi Vuçiqit fletëvotimin: Ai mezi ecte, e dinte se kishte marrë fund
Aleksandar Vuçiq, kandidati kryesor i listës “Serbia e Bashkuar”, votoi në zg...
-
Qytetarët ndezin qirinj në Pejë në kujtim të Arlinda Zekajt, kërkojnë drejtësi dhe mbrojtje për gratë
Qytetarë dhe përfaqësues të organizatave të shoqërisë civile janë mbledhur në...
-
Specialja miraton publikim transkripteve me redaktime në rastin Thaçi e tjerët
Dhomat e Specializuara të Kosovës në Hagë kanë miratuar publikimin e versione...
-
Rasti i Pejës, Bajrami: Haxhiu s’do të duhej t’i merrte në mbrojtje Sveçlën dhe Gërvallën
Deputetja e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Hykmete Bajrami, ka kritikuar ins...
-
Nesër varroset Arlinda Zekaj
Vrasja e Arlinda Zekajt nga kunati i saj, mbrëmjen e së dielës në Vitomiricë ...
-
Studentët shqiptarë pro krijimit të një lëvizjeje politike sipas modelit serb: S’ka më fjalë, veprime
“Sot në orën 2 te vendi”, kështu nis dita e të rinjve që prej 5 muajsh janë n...
-
Ambasada britanike pas rastit të Arlindës: Askush që kërkon ndihmë nuk duhet të mbetet pa mbrojtje
Ambasada e Britanisë së Madhe në Kosovë ka shprehur pikëllim të thellë pas ra...
-
“Të mos përfundojë me lamtumirën e fundit”, Musliu për debatin rreth rastit të Arlindës
Deputetja e Partisë Demokratike të Kosovës, Ganimete Musliu, në seancën për v...
-
Maqedonci: 209 rekrutë të rinj nisin stërvitjen ushtarake bazë në FSK
Ministri i Mbrojtjes, Ejup Maqedonci, ka njoftuar se 209 rekrutë të rinj kanë...






























