Haskuka deklarohet pas rezultatit, thotë se do të qeverisin bashkë me qytetarët
Autori: Gazeta inFokus
16:28 | 26 Nëntor 2017
Kandidati i Lëvizjes Vetëvendosje i cili tashmë është zgjedhur si i pari i komunës së Prizrenit, Mytaher Haskuka është deklaruar pas zyrtarizmit të emrit të tij.
Haskuka ka thënë se bashkë me qytetarët do të qeverisin me mendje dhe me zemër dhe se pas certifikimit të rezultateve nesër, të martën i pret të gjithë për të festuar.
Haskuka ka thënë se qytetarët votuan me zemër kundër frikës dhe kërcënimit, votuan me mendje kundër paragjykimit dhe përçarjes.
Këto janë dy postimet e plota nga Haskuka:
Bashkëqytetar të dashur, tash është zyrtare: Prizrenin do ta bashkeqeverisim me mendje dhe me zemër. Nesër, e hëne, certifikohen rezultatet. Të martën, me 28 nëntor, në ora 13:00, ju ftoj të gjithë pa dallim, në sheshin e Shatërvanit. Të festojmë së bashku.
Me zemër
Para një jave dola për të votuar. Vendvotimi im është shumë afër shtëpisë, prandaj vendosa të ecë. Rrugës më ndali person që më tregoi që kishte udhëtuar nga Zvicra për të votuar për ndryshimin me zemër. Falënderova nga zemra dhe vazhdova rrugën. Në Shkollën Teknike çdo person më shikonte në sy me një shpresë të matur, guximi ishte aty por kishte një drojë si para provimit. Hyra në vendvotim një entuziazëm tek të gjithë komisionerët dhe vëzhguesit, më treguan që procesi po shkonte në rregull dhe pa asnjë problem. Pasi që votova e dija që kamerat më pritnin jashtë tek dera një grua më përqafoi fort, i hutuar e shikova, me kujdes ishte vajza e hallës e cila kishte ardhur me familje nga Stambolli për të më votuar, ata ishin larguar në vitin largët 1956 por ende Prizrenin e konsideronin si atdhe.
Pas votimit eca deri në Shadërvan, kudo vëreja shpresën në sytë e atyre që më përshëndesin. Një gëzim i heshtur vërehej në fytyrat e njerëzve. Shumë më ndalën rrugës, mirëmëngjesi, sabahajrolla… në shqip, turqisht e boshnjakisht, tek të gjithë vëreja një shpresë që ndryshimi mund të ndodhë. Njëri më foli boshnjakisht më tha që edhe pse partia e tij kishte kërkuar të votoj kundërkandidatin, ai me gjithë familje më kishin votuar mua. Më tha: ata mund të jenë bashkuar atje nalt por ne do të bëhemi më të bashkuar këtu poshtë.
Së pari u lansuan “exit pollët” e porositura, por rezultati përfundimtar tregoi që ne kishim fituar, në shi dhe në borë mijëra qytetarë e mbushën Shadërvanin, festuam deri vonë, festuam me zemër.
Pastaj filloi makineria e gënjeshtrave për të na kontestuar fitoren, shkrime të porositura e lajme të rreme, deklarata me kërcënime, e fshehje të provave, vendime skandaloze, por në fund provat u vërtetuan dhe drejtësia fitoi. Bashkë me fitoren e drejtësisë fitoi demokracia dhe me fitoren e saj fituan qytetarët.
Sot përfundimisht u vërtetua fitorja jonë, fitorja e gjithë banorëve të komunës së Prizrenit, ata votuan për ndryshimin me zemër.
Ata votuan me zemër kundër frikës dhe kërcënimit, votuan me mendje kundër paragjykimit dhe përçarjes, votuan me mendje kundër korrupsionit. Sot u vërtetua se Prizreni nuk blihet me pare dhe se qytetarët kanë vendosur me Zemër për të ardhmen e tyre.
Si pata thënë me dhjetëra herë, qeverisja jonë do të jetë qeverisje e hapur për të gjithë, me të gjithë, bashkë vendosëm, bashkë do të qeverisim.

T� tjera
-
Grupi i Grave Deputete reagon për vrasjen e Arlinda Zekajt: Të hetohet çdo përgjegjësi institucionale për neglizhencë apo mosveprim
Grupi i Grave Deputete ka reaguar pas vrasjes së Arlinda Zekajt në Pejë, duke...
-
SKANDAL: Kadetët njoftohen se mund t’u dështojë ceremonia e diplomimit sepse shteti nuk ka uniforma për ta
Mungesa e uniformave vazhdon të jetë problem për institucionet e sigurisë në ...
-
Shpallet në kërkim i dyshuari për vras*jen e kunatës në Pejë
Policia e Kosovës ka shpallur në kërkim Albert Sylajn, i dyshuar për vrasjen ...
-
Ministria e Drejtësisë e kishte caktuar në pozitë të rëndësishme prokuroren – ndaj së cilës gruaja që u vra në Pejë kërkoi të mirren masa
Më 20 prill 2026, Qeveria Kurti kishte miratuar propozim-vendimin e Ministris...
-
Kushërira e Arlinda Zekajt: Ajo e kishte lajmëruar rastin, por nuk pati përkrahje nga institucionet
Vajza e axhës së Arlinda Zekajt, e cila u vra në Vitomiricë të Pejës, ka dekl...
-
Ligji për Specialen kthehet në Kuvend, Nagavci tregon nëse VV-ja do ta mbështesë PDK-në
Shefja e Grupit Parlamentar të Lëvizjes Vetëvendosje (VV), Arbërie Nagavci, k...
-
“Do të mbetesh gjithmonë në kujtimet tona”, kompania ku punonte Arlinda Zekaj me mesazh prekës pas vrasjes së saj
Kompania Zekaj Tours ka shprehur dhimbjen e thellë për vrasjen e Arlinda Zeka...
-
Thirret në raportim Kryeprokurorja e Pejës – së cilës viktima i shkroi letër tri ditë para vrasjes
Kryeprokuroria në Kosovë është vënë në lëvizje tek pas vrasjes së Arlinda Zek...
-
Musliu kërkon përgjegjësi për rastin në Pejë: Fjalët pa veprime konkrete nuk e shpëtojnë askënd
Deputetja e PDK-së, Ganimete Musliu, ka reaguar pas rastit tragjik në Vitomir...
-
Kuvendi sot mban seancë të jashtëzakonshme për vrasjen e gruas nga Peja
Kuvendi i Kosovës do të mbajë sot, në orën 15:00, një seancë të jashtëzakonsh...
-
Kronologjia e rastit të Arlinda Zekajt sipas Prokurorisë – Çfarë kishte ndodhur?
Prokuroria Themelore në Pejë ka dalë me një njoftim të detajuar lidhur me vep...
-
OJQ `QIKA` paralajmëron aksion simbolik para qeverisë
Qendra për Informim, Kritikë dhe Aksion – QIKA ka njoftuar se sot në orën 13:...
































