Sport

Hasi flet për kualifikimin

Autori: Gazeta inFokus 11:46 | 23 August 2017

Besnik Hasi duhet të jetë me të vërtetë i lumtur në këtë start të aventurës së tij te kampionët grekë të Olympiacos.

Trajneri shqiptar u prit me skepticizëm nga mediat dhe opinioni sportiv në Greqi (të ndikuar edhe nga origjina e tij), por rezultatet kanë qenë në favor të Hasit.

Olympiacos ka marrë katër fitore dhe një barazim, në pesë ndeshje zyrtare të zhvilluara nën drejtimin e Hasit, ku më e fundit ishte transferta ndaj Rijekës, që solli edhe kualifikimin për në fazën e grupeve të Ligës së Kampionëve.

-Advertisement-

“Kur mësova se do të përballeshim me Rijekën, nuk isha aspak i lumtur, sepse e dija që ata do të na e bëjnë të vështirë”.

“Sot u treguam të zotët që i goditëm në momentin e duhur dhe më pas e kërkuam dyfishimin, por në mënyrë të kujdesur. Komplimente Rijekës për atë çka dha në këto 180 minuta përballë nesh”, ka thënë Hasi, transmeton Top Channel.

“Jam shumë i lumtur për kualifikimin, sepse ky ishte një nga objektivat më të rëndësishëm të klubit. Tani të presim shortin e fazës në grupe dhe të bëjmë maksimumin për të qëndruar sa më gjatë në këtë kompeticion”, tha Hasi pas ndeshjes ndaj Rijekës.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Etiketa:

Të tjera