Lajme

Hashim Thaçi tregon se a mund të jep mandatarin për kryeministër LDK’së

Autori: Gazeta inFokus 12:02 | 18 January 2020

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, ka folur rreth zhvillimeve të fundit politike të krijuar në vend.

Në një prononcim për media Thaçi mes tjerash ka treguar se në bazë të Kushtetutës së Kosovës a do të mandtoi për kryeministër dikë nga LDK, shkruan Gazeta inFokus.

Ai ka deklaruar se do të ndjek të gjitha mundësit që të zhbllokoj situatën e krijuar.

-Advertisement-

“Kosova edhe gjatë nuk do të jete bllokuar, por do të shikoj të gjitha mundësi e varcionëve politike, që kanë adresat e partive politike dhe përgjegjësit e duke respektuar vullnetin e qytetareve por dhe përgjegjësit kushtetuese dhe ligjor, dhe duhet te respektohet vullnetit i qytetareve natyrisht dhe jo vetëm një adresë politike “ ka thënë Thaçi.

Gjithashtu ai ka shtuar se vullneti për të lëvizur më shpejtë është më i madh se për të mbajtur peng votën e popullit.

“Nëse Kurti nuk e pranon dhe nuk është i gatshëm ta marrë vendimin për të qeverisur, atëherë mund ta refuzojë”, ka shtuar ai.

Ai ka thënë se do t’i shtjerre të gjitha mundësitë për krijimin e institucioneve./Gazeta inFokus/

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI

Të tjera