Fokus

Hashim Thaçi “shkatërron” Kadri Veselin

Autori: Halil Berisha 15:30 | 16 October 2019

Partia Demokratike e Kosovës, pjesë e qeverisë së Kosovës, ishte që prej mandatit kur u shpall pavarësia e Kosovës në vitin 2008.

E derisa Hashim Thaçi u bë President i Kosovës në vitin 2016, ishte në krye të kësaj partie.

Pas tij, shef i PDK-së, u bë Kadri Veseli, shkruan gazeta inFokus.

-Advertisement-

E tash pas një kohe të gjatë në pushtet, në zgjedhjet e jashtëzakonshme të 6 tetorit, PDK nga rezultatet preliminare po del si parti e tretë, pas Vetëvendosjes dhe LDK-së.

Gazeta inFokus, ka realizuar një sondazh online, duke pyetur lexuesit e saj, se kush e udhëhoqi më mirë PDK-në, Kadri Veseli apo paraardhësi i tij në post Hashim Thaçi.

E qytetarët duket se dukshëm më shumë mendojnë që shef më i mirë ishte tani i pari i shtetit, Hashim Thaçi.

Në fakt nga 874 votues për Thaçin mendojnë që ka qenë lider më i mirë plot 580 persona, ndërsa për Kadri Veselin 294 apo më shumë se dyfish më pak, shkruan gazeta inFokus.

Megjithatë, Veseli, në disa paraqitje publike, vetën e ka portretizuar si reformator i partisë, e në zgjedhjet e fundit la disa emra të kahmotshëm të këtij subjekti politik jashtë listës.

Kjo me arsyen që kishin aktakuza dhe që Veseli synim kryesor e ka luftimin kundër korrupsionit e nepotizmit./Gazeta inFokus/

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI

Të tjera